Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sa shumë nostalgji për komunizmin
English

Sa shumë nostalgji për komunizmin

Nostalgjia për Republikën Demokratike Gjermane është në rritje gjatë këtyre dy dekadave që prej rënies së Murit të Berlinit. Dhe janë pikërisht të rinjtë e intelektualët ata që më shumë se të tjerët nuk i pranojnë kritikat ndaj Gjermanisë Lindore si "shtet ilegjitim". Një sondazh i ri tregon që më shumë se gjysma e banorëve të kësaj pjese të Gjermanisë e mbrojnë shtetin komunist

Nga "Spiegel"

Jeta e Birgerit, një i ri nga Pomerania në Gjermaninë Verilindore, mund të lexohet si historia e suksesit të të gjithë gjermanëve. Muri i Berlinit u rrëzua kur ai ishte 10 vjeç. Studioi për Ekonomi e Biznes në Hamburg, jetoi në Indi e Afrikë të Jugut dhe më pas gjeti një punë të mirë në Duisburg të Gjermanisë Perëndimore. Sot po planifikon një udhëtim detar nëpër Mesdhe. Në këtë artikull nuk pranon të identifikohet me emrin e tij, pasi nuk do të mësohet që ushqen ndjenja pozitive ndaj ish-Gjermanisë Lindore. E, megjithatë, në një kafe të Hamburgut, Birgeri e mbron shtetin komunist. "Pjesa më e madhe e gjermano-lindorëve bëjnë jetë të mirë", thotë. "Sigurisht që nuk mendoj se këtu (e ka fjalën për Gjermaninë e bashkuar) është më mirë". "Në të shkuarën ishte STASI, ndërsa sot (ministri i Brendshëm i Gjermanisë Ëolfgang) Schäuble dhe GEZ-i (një qendër grumbullimi informacioni në Gjermani) po mbledhin informacione mbi të gjithë ne". Në opinionin e këtij të riu nuk ekzistojnë ndryshime thelbësore mes diktaturës dhe lirisë. "Njerëzit e varfër nuk e kanë lirinë për të udhëtuar". Duhet nënvizuar se Birgeri e njeh shumë mirë situatën e dikurshme dhe thotë se "nuk ishte gjë e mirë që njerëzve nuk u lejohej të udhëtonin dhe shumë të tjerë shtypeshin". Nuk është ndër ata nostalgjikët e verbër të Gjermanisë Lindore, por lidhur me atë shtet që prindërit e tij e quanin atdhe thotë: "Nuk mund të thuhet se RDGJ-ja ishte shtet ilegjitim dhe që gjithçka sot shkon ashtu siç duhet". Duhet thënë se ka një këndvështrim që ndahet nga pjesa më e madhe e gjermano-lindorëve. Sot, 20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, 57 për qind e gjermano-lindorëve e mbrojnë ish-Republikën Demokratike Gjermane. "RDGJ-ja kishte më shumë anë të mira se të këqija. Kishte probleme, por jeta ishte e mirë", thonë 49 për qind e njerëzve të pyetur gjatë këtij sondazhi. Tetë për qind e gjermano-lindorëve hedhin poshtë çdo kritikë ndaj shtetit të tyre të dikurshëm me qëndrimin: "RDGJ-ja në pjesën më të madhe kishte anë të mira. Jeta atje ishte më e lumtur dhe më e mirë se sot në Gjermaninë e bashkuar." Rezultatet e këtij anketimi, të publikuara në Berlin të premten e shkuar, zbulojnë se nostalgjia për ish-Gjermaninë Lindore ka mbërritur në thelbin e shoqërisë. Sot nuk janë vetëm nostalgjikët e pakorrigjueshëm ata që vajtojnë shtetin komunist. "Po merr trajta një formë e re nostalgjie për RDGJ-në", thotë historiani Stefan Wolle. "Sot e idealizojnë edhe të rinjtë që nuk e kanë provuar vetë jetën në atë shtet. Në lojë janë vlerat e tyre historike". Kur vjen fjala tek ish-shteti i tyre, gjermano-lindorëve u duket sikur zihet në gojë e shkuara e atyre vetë. "Shumë gjermano-lindorë i perceptojnë sulmet ndaj sistemit diktatorial si të qenë sulme ndaj atyre vetë", thotë 59-vjeçari Klaus Schroeder, politolog, drejtor i një instituti që studion ish-shtetin komunist. Ai paralajmëron ndaj përpjekjeve për t‘i mbrujtur të rinjtë që nuk e kanë jetuar vetë komunizmin, por e njohin përmes tregimeve të familjarëve e asaj që mësojnë në shkolla. "As gjysma e të rinjve në Gjermaninë Lindore nuk e përshkruajnë RDGJ-në si diktaturë dhe pjesa më e madhe e tyre besojnë se STASI ishte një agjenci normale shërbimesh të fshehta", përfundonte Schroeder në një studim të kryer para një viti. "Këta të rinj nuk mund dhe as që duan t‘i njohin anët e errëta të RDGJ-së". Schroeder ka krijuar shumë armiq me të tilla qëndrime. Ka marrë rreth 4 mijë letra për këtë studim dhe disa ishin tepër të ashpra. Edhe 30-vjeçari Birger i dërgoi një e-mail Schroederit. Shkencëtari politik i ka përdorur ato letra për një tjetër studim, përmes të cilit rreket të nuhasë se si i gjykon opinioni i sotëm RDGJ-në dhe Gjermaninë e unifikuar. "Nga perspektiva e sotme besoj se u zbuam nga parajsa në çastin e rrëzimit të Murit", i shkruan Schroederit një 30-vjeçar, i cili në letër falënderon Zotin që i dha rastin të jetonte në Gjermaninë Lindore, duke vërejtur se vetëm pas bashkimit nisi të shihte se njerëzit nuk e kishin ekzistencën të sigurt, që lypnin apo që mbeteshin të pastrehë. Shumë prej shkruesve janë njerëz që nuk u solli ndonjë të mirë ribashkimi i Gjermanisë apo ata që parapëlqejnë të jetojnë në të shkuarën, por ka edhe të tillë si Thorsten Schön. Pas vitit 1989, Schön, një artizan shumë i aftë nga Stralsundi, nisi të arrinte një sukses pas tjetrit. Edhe pse nuk e ka më makinën luksoze që bleu pas viteve nëntëdhjetë, nga shtëpia ku banon duket që ylli fatit i ka shkëlqyer. "Nuk ka dyshim, kam qenë me fat", thotë 51-vjeçari që arriti të ngrinte biznesin e vet, i cili shkon shumë mirë edhe sot. E, megjithatë, i rehatuar në një divan luksoz nuk mund të bëjë pa kujtuar ditët e bukura të Gjermanisë Lindore. "Në të shkuarën kampet qenë vende ku njerëzit e shijonin së bashku lirinë", thotë ai. Çfarë i mungon sot është "ajo ndjesia e miqësisë dhe solidaritetit". Nuk kujton me të keq as mungesat e atëhershme ekonomike. Nëse ka pasur STASI një dosje mbi të? "Kjo as më intereson", thotë Schön. Verdikti i tij për Republikën Demokratike Gjermane është më se i qartë: "Për si e mendoj unë, ato ditë kishim më pak diktaturë nga ç‘kemi sot". Dëshiron të shohë paga dhe pensione të barabarta për qytetarët e ish-Gjermanisë Lindore. Dhe kur nis të ankohet për Gjermaninë e bashkuar, notat e zërit i shprehin kënaqësi. Njerëzit sot gënjejnë e mashtrojnë kudo, thotë dhe shton se padrejtësitë e sotme janë shumë më të mprehta se në kohët e dikurshme. Megjithatë, nuk është në gjendje të shprehë tipare negative të sistemit të grumbulluara përmes përvojës personale. "Jam shumë më mirë sot se dje", thotë, "por nuk ndihem më i kënaqur se atëherë".Â

KOMENTE