English

Sekretarja amerikane e Shtetit, Klinton mbërrin në Indi për bisedime

Indi, 18 korrik NOA - Sekretarja amerikane e Shtetit ka mbërritur në Indi ku do të zhvillojë bisedime të cilat kanë për synim forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. Sekretarja Hilari Klinton mbërriti sot në Bombei ku do të marrë pjesë në një shërbesë përkujtimore për 166 të vrarët në sulmet terroriste.

Sipas axhendës të sekretares Klinton të dielën do të shkojë në Nju Dehli për bisedime me udhëheqësit indianë, ku do të jetë i pranishëm kryeministrin Manmohan Sing.

Ata do të diskutojnë mënyrat për të ndërtuar një partneritet strategjik që filloi me marrëveshjen për bashkëpunim bërthamor në vitin 2005.

Shtetet e Bashkuara dhe India pritet të finalizojnë dy marrëveshje si ajo e lejimit të kompanive amerikane për të ndërtuar uzina bërthamore në Indi.

Ndërsa një tjetër marrëveshje është sigurimi i teknologjisë amerikane që i shitet Indisë të mos kalojë në vende të tjera.

Â

KOMENTE