Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekretet e një fytyre të bukur mashkullore
English

Sekretet e një fytyre të bukur mashkullore

Lëkura e meshkujve nuk është e njëjtë me atë të femrave dhe për këtë arsye firmat e ndryshme kanë krijuar dy seri produktesh kozmetike. Pra, është e detyrueshme që të zgjidhni kremra dite ose produkte rruajtjeje që i takojnë serisë mashkullore. Por çfarë e ndryshon lëkurën mashkullore nga ajo femërore?

Nga Ymer Turtulla*

Është më se e vërtetë: meshkujt e sotëm janë më të kujdesshëm për bukurinë e tyre dhe pretendojnë të kenë pamje të jashtme sa më të këndshme. Sipas statistikave në sallonin e ondulimit dhe zbukurimit Coiffeur & Frizer Ymeri, rreth 89% e meshkujve vazhdojnë të preferojnë brisqet e ndryshëm për mjekrën dhe mustaqet, ndërsa vetëm 11% e tyre përdorin makinat elektronike. Njëkohësisht rezulton se rreth 40% e meshkujve përdor në masë të gjerë produkte për fytyrën. Por cilat janë vallë sekretet për të pasur një rruajtje sa më të saktë të saj? Sekretet e një fytyre të bukur mashkullore: 1. Lloji i lëkurës Hapi i parë ka të bëjë me gjetjen e llojit të lëkurës dhe të qimeve që mund të ketë një mashkull. Për këtë ai duhet të shikohet me kujdes në pasqyrë dhe të ndjekë ecurinë dhe pasojat e rruajtjes për çdo ditë. • Nëse lëkura juaj shkëlqen në pjesën e hundës dhe në ballë por në faqe është e thatë, atëherë keni lëkurë të përzier ose të yndyrshme. • Nëse lëkura juaj duket fiziologjike, nuk shkëlqen por nuk duket as e thatë, atëherë keni lëkurë normale. • Nëse lëkura juaj është e thatë, e prirë që të shqitet në copa të vogla, atëherë keni lëkurë të thatë.

Hapi i dytë që duhet të ndërmerrni ka të bëjë me gjetjen e llojit të qimeve që keni në fytyrë. • Nëse ato janë tepër të dendura, në ngjyrë të errët, të egra dhe ridalin pak orë pasi jeni rruar, atëherë keni "mjekër" (qime) të fortë. • Nëse qimet e mjekrës janë të dendura, të zeza ose kafe, disi të ashpra dhe mjafton që të rruheni çdo mëngjes për të qenë në formë të mirë për 24-orëshin e ardhshëm, atëherë padyshim që keni qime me fortësi mesatare. • Nëse qimet e juaja janë të dendura, por kanë edhe hapësira mes tyre, nuk janë të egra dhe nuk rriten shpejt, atëherë keni qime të buta. 2. Zgjedhja e produkteve Në përputhje me llojin e lëkurës dhe të qimeve mund të zgjidhni produktet e duhura për rroje sikurse edhe metodën e përshtatshme. • Nëse lëkura muaj është e yndyrshme ose e përzier është më mirë që të rruheni me briskun klasik të rrojës dhe rrallë të përdorni makinën elektrike. Në këto lloj lëkure është e këshillueshme që të përdoren produkte për kujdesin e fytyrës në formë xheli dhe jo shkume. Por kështu duhet të përdoret edhe "after shave" (pas rrojes) në formë xheli. • Nëse lëkura juaj është normale, mund të përdorni si briskun tradicional ashtu edhe makinën elektrike të rrojës. Por, nga seria e produkteve të pas rrojës është e këshillueshme që të shmangni përdorimin e atyre me alkool, të paktën jo përditë. Në vend të tyre mund të përdorni produkte në formë kremi. • Nëse lëkura juaj është e thatë dhe e ndjeshme mund të përdorni gjithnjë makinën elektrike dhe më pas, si "after shave", një nga produktet në formë kremi. • Nëse keni qime të forta, të cilat rriten shpejt, është e këshillueshme që të kombinoni briskun me makinën. D.m.th. të rruheni çdo mëngjes me brisk, pasi të keni bërë një shkumë të mirë, ndërsa pasdite përdorni për "freskim" makinën elektrike. • Nëse qimet tuaja nuk janë kaq të vështira dhe nuk dalin shpejt përdorni vetëm makinën elektrike dhe më pas "after shave" që i kombinon lëkurës suaj. 3. Veçantitë Lëkura e meshkujve nuk është e njëjtë me atë të femrave dhe për këtë arsye firmat e ndryshme kanë krijuar dy seri produktesh kozmetike. Pra, është e detyrueshme që të zgjidhni kremra dite ose produkte rruajtjeje që i takojnë serisë mashkullore. Por çfarë e ndryshon lëkurën mashkullore nga ajo femërore? 1. Shtimi në ritme të larta i hormoneve mashkullore gjatë periudhës së pubertetit krijon terren të përshtatshëm për rritjen në sasi të madhe të qimeve në fytyrën mashkullore. Si rrjedhim lëkura do të humbasë butësinë e dikurshme. 2. Po kështu gjatë pubertetit ka më shumë mundësi për daljen e puçrrave, gjë e cila prish njëtrajtshmërinë e lëkurës. 3. Procesi i "mbushjes" së lëkurës me yndyrë vazhdon deri në moshën 80-vjeçare. 4. Indet e shumta mbrojtëse brenda lëkurës reflektojnë trashësi më të madhe. 4. Dush skocez Shumë duhet të kenë dëgjuar për këtë lloj dushi, por nga praktika rezulton se pak e përdorin atë. Ne ju ofrojmë mundësinë të gjithë meshkujve që t'i japin fytyrës së tyre një kënaqësi dhe pamje të mrekullueshme, duke ndjekur këto hapa. Nëse rruheni gjatë kohës që bëni dush, rruajtja do të bëhet më e thellë dhe më e butë. Përveç të tjerash avulli dhe uji i ngrohtë i ushqejnë qimet me lagështirë dhe përmirësojnë gradualisht cilësinë e tyre, sidomos kur keni qime të forta. Menjëherë më pas shpëlajeni lëkurën me ujë të ftohtë, i cili do të ndihmojë të mbyllen poret dhe të largohet çfarëdo dëmtimi (çarje etj.) që mund të jetë shkaktuar nga brisku. (*) "Express"; Autori është teraupet profesionist në Prizren)

KOMENTE