Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shuhet ikona e televizionit amerikan, Uollter Kronkajt
English

Shuhet ikona e televizionit amerikan, Uollter Kronkajt

Amerikë, 18 korrik NOA - Ndahet nga jeta në moshën 92 vjeç, ikona i televizionit amerikan.

Gazetari i njohur Uollter Kronkajt ndërroi jetë mbrëmë në Nju Jork pasi vuante nga një sëmundje prej vitesh.

Gjatë viteve 1960 dhe 1970, miliona amerikanë i drejtoheshin ekranit për të parë dhe dëgjuar drejtuesin e lajmeve Uollter Kronkajt, i cili informonte mbi ngjarjet e ndodhura duke transmetuar emocion.

Një fakt i tillë u vërtetua në lajmin e vrasjes së presidentit Xhon Kenedi në nëntor të vitit 1963, kur Uollter Kronkajt, bëri një transmetim emocional të këtij lajmi duke gozhduar para ekranit miliona teleshikues.

Edicioni i tij i lajmeve në televizionin CBS, ishte më i ndjekuri nga viti 1961 deri në vitin 1981, kur dhe ai doli në pension, kjo falë mënyrës së tij komunikuese.

Për vdekjen e Konkajt ka folur edhe Presidenti Barak Obama i cili pas ngushëllimeve për vdekjen e gazetarit u shpreh se "për dekada me radhë, Uollter Kronkajt ishte zëri më i besuar në Amerik"

KOMENTE