English

Itali, rrëzohet nga lartësia një murator shqiptar

Itali, 19 korrik NOA- Një emigrant shqiptar është aksidentuar sot teksa punonte në ndërtimin e një vile në Itali.

Ngjarja ndodhi sot kur një emigrant shqiptar emri i të cilit nuk bëhet i ditur ra nga skela e një vile në Sassa Scalo.

I riu, murator në Itali prej disa vitesh, ra nga një hapësirë boshe, prej një lartësie rreth 3 metër.

Ai po punonte në ballkonin e vilës, kur rrëshqiti poshtë.

Të parët që thërritën ndihmën e shpejtë 118 kanë qenë shokët e punës. Mjekët pasi e vunë në trajtim intensiv thonë se gjendja e tij është kritike, por nuk rrezikon jetën.

Ai i është nënshtuar rezonancës manjetike për të parë dëmet e shkaktuara nga rrëzimi.

Kur ra, ishte koshient, por jo komplet i qarte duke pësuar tronditje.

k.k/NOA

KOMENTE