Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bie zjarri në fshatin Mashkullorë, vetëm 100 m larg depozitave të Armo-s
English

Bie zjarri në fshatin Mashkullorë, vetëm 100 m larg depozitave të Armo-s

Gjirokastër, 20 korrik, NOA - Një vatër zjarri e madhe është krijuar sot në fshatin Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës, duke krijuar një panik të madh tek banorët e kësaj zone.

Kjo më tepër edhe për faktin, pasi siç bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore, vetëm 100 metra larg kësaj vatre zjarri gjenden depozitat e naftës së Armo-s, të cilat nëse preken nga zjarri mund të përbëjnë një katastrofë të vërtetë ekologjike.

Por për fat të mirë, deri tani forcat policore konfirmojnë se zjarri po mbahet nën kontroll edhe pse kjo gjë ka qenë tepër e vështirë në kushtet kur aty po fryn një erë e madhe e cila favorizon qarkullimin e flakëve. Pa harruar as temperaturat e larta, të cilat janë të favorshme për vazhdimin e zjarrit.

Burimet nga vendngjarja tregojnë për NOA se aty tashmë kanë mbërritur dy zjarrfikëse si edhe trupa të tjera të emergjencës, të cilat kanë mundur ta vënë zjarrin nën kontroll, pa lejuar përhapjen e tij deri te depozitat e naftës.

n.e/NOA

KOMENTE