Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gripi i derrit, Godo dyshon: Virusin mund ta kemi brenda vendit
English

Gripi i derrit, Godo dyshon: Virusin mund ta kemi brenda vendit

Tiranë, 20 korrik NOA- Deri tani nuk është konfirmuar asnjë rast me gripin e derrit në Shqipëri, por autoritetet shëndetësore shprehen dyshuese se virusi mund të qarkullojë brenda vendit. Për këtë arsye, ministrja e shëndetësisë Anila Godo ka vizituar sot urgjencën e kryeqytetit për të parë nga afër punën e personelit mjekësor në këto ditë të nxehta.

"Gripin ndoshta mund ta kemi edhe në Shqipëri, mund të jenë forma të lehta, por sido që të jetë deri tani para 4 ditësh ne kemi marrë 70 mostra nga 70 persona të dyshuar dhe nuk ka rezultuar asnjë pozitiv," deklaroi Godo.

Ministrja ka theksuar se është përcaktuar tashmë doza që Shqipëria do të porosisë për vaksinën e re të gripit të derrit.

"Ka një lloj thënie që thotë që nëse arrijmë të vaksinojmë një të katërtën e popullatës, pra 25 për qind, i bie të jemi të mbuluar. Ka vende të tjera të cilat pretendojnë një mbulim 100 për qind, por tani ne pretendojmë të jemi gati, kemi një stok Tamiflu, kemi një fond gati për blerjen e një sasie vaksine të cilën do ta rrisim në varësi me ato të reja që do na sjellë situata epidemiologjike", tha ministrja Godo.

m.i/NOA

KOMENTE