English

Gripi i derrit, priten sot analizat nga Rumania për 6 raste të dyshuara

Tiranë, 20 korrik, NOA - Pritet që të mbërrijnë sot nga Rumania përfundimet e analizave për rastet e dyshuara me gripin e derrit në Shqipëri, ndonëse asnjëra prej mostrave të analizuara deri më tani nuk kanë rezultuar me këtë virus.

Tre rastet e fundit të dyshuara me virusin A/H1N1 vijnë nga reparti i pediatrisë së Vlorës. Bëhet fjalë për tri fëmijë që janë paraqitur për ndihmë në këtë repart me simptoma të gripit. Duke qenë se fëmijët kishin ardhur nga shtete fqinj, bluzat e bardha të Vlorës kanë dashur t'i paraprijnë gjithçkaje duke përcjellë analizat e tyre në laboratorët përkatës.

Përballë kësaj situate, kampionet e marra nga fëmijët e dyshuar u nisën në laborator në Rumani për analiza të specializuara, nga të cilat pritet konfirmimi.

n.e/NOA

KOMENTE