Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Autoritetet kosovare: EULEX nuk mund të përfaqësojë qëndrimet e Prishtinës
English

Autoritetet kosovare: EULEX nuk mund të përfaqësojë qëndrimet e Prishtinës

Prishtinë, 21 korrik, NOA - Autoritetet në Prishtinë thonë se Misioni i Bashkimit Evropian për Policinë dhe Drejtësinë mund të jetë vetëm lehtësues në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarët e EULEX-it kanë thënë se funksionalizimi i plotë i doganave dhe kthimi i gjyqtarëve vendës në veri nuk mund të bëhet pa marrëveshje me Beogradin. Kjo është pohuar nga zëdhënësi i EULEX-it, Christophe Lamfalussy, i cili tha se bisedimet për çështje teknike të stafit të EULEX-it me zyrtarë të Beogradit po vazhdojnë që nga muaji mars. Bashkëpunimi me Beogradin, sipas tij, është i pashmangshëm. "Është i domosdoshëm, është vazhdimësi e vizitës së Kermabonit në Beograd, më 19 mars. Që atëherë, ne kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm teknik në tri fusha, për të cilat jemi të mandatuar - drejtësi, dogana dhe polici", është shprehur Lamfaluss. Ndërkohë, kanë reaguar autoritetet në Prishtinë. Sipas tyre, ky mision nuk mund të përfaqësojë qëndrimet e Prishtinës në bisedime me Beogradin.

n.e/NOA

KOMENTE