English

Drejtuesi humb kontrollin e automjetit, përplaset pasagjerja që udhëtonte me të

Korçë, 21 korrik, NOA - Në rrugën nacionale Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Bitinckë të Devollit, mjeti tip benz me targë DV 1907 A, i cili drejtohej nga Arjanit Totolaku, banues në qytetin e Bilishtit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip benz me targë DV 3013 A që drejtohej nga Altin Doko, edhe ky banues në Bilisht.

Për pasojë, është aksidentuar 26-vjeçarja Bleona Bregu, banuese në Bilisht, e cila udhëtonte si pasagjere në mjetin me targë DV 3013 A.

Tani ajo është në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka kryer veprimet proceduriale për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal në ngarkim të Arjanit Totolaku, i cili do të ndiqet në gjendje të lirë.

n.e/NOA

KOMENTE