Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fratini: Kërkesa e Shqipërisë për të hyrë në BE, të mos mbetet peng i burokratëve të Brukselit
English

Fratini: Kërkesa e Shqipërisë për të hyrë në BE, të mos mbetet peng i burokratëve të Brukselit

Trieste, 22 Korrik NOA - "Kërkesa prej kohësh e avancuar e Shqipërisë, nuk duhet të mbetet e mbyllur në sirtarët e disa burokratëve në Brukselit".

Deklarata e fortë që vjen edhe si akuzë e bujshme ndaj zyrtarëve të BE, u bë sot nga Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, në një dalje për mediat gjatë axhendës së tij sot paradite në Trieste, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Shqyrtimi kërkesës së Islandës për të hyrë në Bashkimin Evropian, me gjasa të bëhet shumë shpejt, konsiderohet nga ministri i Jashtëm italian si një paradoks, në kushtet kur Shqipëria ka kohë që ka aplikuar për të njëjtën gjë.

Duke folur për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, Franko Fratini tha se nuk ishte kundër hyrjes së Islandës në BE, por theksoi se kërkesa e Shqipërisë nuk duhet të mbetet pa u shqyrtuar.

"Mirë, Islanda duhet të hyjë në Evropë, por Shqipëria nuk mund të presë", ishte deklarata e Fratinit sot paradite në Trieste të Italisë, duke komentuar kërkesat e njëjta të Islandës dhe Shqipërisë, për hyrje në BE.

Kërkesa e Islandës, - tha ministri Fratini, do të jetë objekt i shqyrtimit në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Evropës. Kjo është një gjë e mirë, dhe ne jemi dakord që Islanda të hyjë në familjen e madhe evropiane. Por kërkesa prej kohësh e avancuar e Shqipërisë, nuk duhet të mbetet e mbyllur në sirtarët e disa burokratëve në Brukselit", - u shpreh shkoqur ai.

Në këtë pikë, Fratini tha se "duhet të sigurohemi se maksimumi brenda kësaj vere, Shqipërisë duhet t'i pranohet kërkesa e saj për pranimin si vend kandidat për anëtar i BE-së".

Fratin shtoi se Serbia do të paraqesë së afërmi të njëjtën kërkesë, që në të vërtetë Shqipëria dhe Mali i Zi e kanë bërë para disa kohësh.

Fratin ka folur edhe për integrimin e FYROM (Ish-republika Jugosllave e Maqedonisë), duke pohuar se ajo është më përpara se vendet e tjera.

"Maqedonia është aktualisht një vend kandidat për anëtar i BE, kurse kërkesa e malit të Zi, do të shqyrtohet shumë shpejt nga zyra e Komisionit Evropian".

Ndërsa Bosnje-Hercegovina do të ndihmohet të vendoset edhe ajo në kushtet e hyrjes shpejt në Evropë, duke nisur pikë së pari me liberalizimin e vizave dhe më tej të paraqesë kërkesën e saj, siç kanë vepruar vendet e tjera të rajonit, Shqipëria dhe Mali i Zi, tha Fratini.

Në vijim të deklaratës së tij, Fratini, ka folur edhe më shkoqur: "Fundja ka ardhur koha të bëhet një konferencë e posaçme ku në rang kryetarë shtetesh e qeverish, të pohojmë publikisht, nëse duam apo nuk duam që Ballkani të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Italia, e dëshiron një gjë të tillë, por lipset një përgjegjësi maksimale në nivel politik për ta mbështetur këtë".

Duke përfunduar, z.Fratini ka bërë edhe një propozim: Një samit të kryetarëve të qeverive të vendeve ish-jugosllave dhe vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit dhe Danubit për të vendosur mbi hyrjen në Evropë të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës". Sipas Fratinit, ky samit duhet të zhvillohet më muajt e parë të vitit të ardhshëm.

/i.m/k.k/e.l/NOA

KOMENTE