English

Gripi i derrit, Shqipëria nis masat e nivelit 6 të pandemisë

Tiranë, 22 korrik NOA-Dy ditë pas konfirmimit të rastit të parë me gripin e derrit AH1N1, në Shqipëri po zbatohen masat e një situate pandemie.

Zvministri i Shëndetësisë Arben Ivanaj deklaron se në cdo avancim të situtës qeveria ka shprehur gadishmërinë t'i përgjigjet sektorit të shëndetësisë me fond shtesë nëse do të nevojitet.

Sipas Ivanaj, për momentin vigjilenca duhet të jetë e lartë duke nisur që nga mjeku i familjes i cili është trajnuar për të pritur rastet me gripin e derrit, për procedurat e diagnostikimit dhe përcjelljet e rasteve të rënda në spital.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se disponon një fond prej 350 mijë euro e cila do të përdoret për blerjen e 10 mijë dozave të tamiflusë, medikamenti antiviral për trajtimin e gripit. Ndonëse situata është ende e qetë dhe apeli I zyrtarëve të lartë të shëndetësisë është të mos krijohet panik, e vetmja pikë ku të gjithë bien dakord është rreziku në vjeshtë, ardhja e sezonit të gripit të zakonshëm i cili do të përkojë me hapjen e shkollave dhe universiteteve, kategoria që mendohet se do të preket më shumë nga virusi AH1N1.

m.i/NOA

KOMENTE