English

Makina përplaset me biçikletën, vdes një 64-vjeçare

Shkodër, 22 korrik NOA - Një aksident me pasojë vdekjen e një 64-vjeçareje ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja rrugore ndodhi mbrëmë në segmentin rrugor të unazës së qytetit të Shkodrës në vendin e quajtur "kryqëzimi i Katedrales" kur një mjeti tip-Foristradë me ngjyrë të zezë me targa BA406E E, që drejtohej nga 30-vjeçari Florian Leka, është përplasur me një biçikletë tip-kineze që drejtohej nga 64-vjeçarja Sadete Cungu.

Për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë drejtuesja e biçikiletës e cila u transportua me urgjencë në spitalin e Shkodrës.

Gjendja e saj e rëndë ka detyruar mjekët ta transportojnë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, por vetëm pak orë më pas ajo ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Ndërkohë që hetuesit e aksidenteve paraprakisht dyshuan se përgjegjësi i aksidentit është 30-vjeçari ndaj të cilit u mor dhe masa e arrestit.

k.k/NOA

Â

KOMENTE