Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Milloshoski: Do vijë momenti që do vendosim marrdhënie bilaterale me Kosovën
English

Milloshoski: Do vijë momenti që do vendosim marrdhënie bilaterale me Kosovën

Shkup, 22 korrik, NOA - Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski duke folur për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, ka pohuar se do të vijë momenti që ato do të forcohen.

"Kjo çështje po shqyrtohet dhe së shpejti do të vijë koha që t'i përforcojmë marrëdhëniet bilaterale me Kosovën. Ne kemi komunikim të mirë, marrëdhënie të mira në nivele të ndryshme dhe është çështje kohe se kur do të ndodh vendosja e marrëdhënieve zyrtare dhe diplomatike me Kosovën", theksoi ministri Milloshoski, duke qenë në vazhdimësi me deklaratat e dikasterit që drejton se së shpejti do të vendosen marrëdhëniet. Deklarata të tilla kanë pasuar që nga viti i kaluar, ku u njoh pavarësia e Kosovës nga ana e Parlamentit të Maqedonisë. Autoritetet e Prishtinës kanë bërë disa tentativa për të nxitur Shkupit për vendosjen e këtyre marrëdhënieve, por deri tani ato janë anashkaluar.

NOA-INA

KOMENTE