Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në ferr, ose në parajsë
English

Në ferr, ose në parajsë

Kryeministri i Italisë vërtetoi edhe një herë se është një i mbijetuar i paepur. Por ka lënë pas edhe një pikëpyetje të madhe që ka munduar shumë vëzhgues të huaj që nga dita kur ai u zgjodh për herë të tretë vitin e kaluar: Përse kaq shumë italianë duan që të kenë si lider të tyrin një njeri që "L'Express", një revistë franceze, kohët e fundit e quajt "klouni i Evropës?

"The Economist"

Në varësi të këndvështrimit që mund të kesh në lidhje me destinacionin e tij përfundimtar, Silvio Berlusconi ose ka një engjëll mbrojtës, ose ka fatin e djallit vet. Përpara samitit të grupit të G8-s në L'Aquila, ndihmësit e tij e përshkruanin si një njeri që shihte tashmë drejt humbëtirës së një honi. Kudo po përhapej thashethemnaja për një seri të re fotografish komprometuese që tregonin Kryeministrin e Italisë duke u argëtuar me "shoqëruese". L'Aquila po goditej nga lëkundjet e vona pas tërmetit të prillit që e shtynë Berlusconin ta organizonte samitin pikërisht atje. Po të ishte ndierë qoftë edhe një lëkundje tjetër e shkallës më shumë se 4, samiti ose do të ishte anuluar ose vendi i organizimit të tij do të ishte ndërruar sërish. Pati një lëkundje të tillë, por dy ditë pas samitit. Fotografitë pikante, nëse ato ekzistojnë, mbeten të papublikuara. Rezultati i samitit thuhet se e ka lënë shumë euforik Silvio Berlusconin. Por ka lënë pas edhe një pikëpyetje të madhe që ka munduar shumë vëzhgues të huaj që nga dita kur ai u zgjodh për herë të tretë vitin e kaluar: Përse kaq shumë italianë duan që të kenë si lider të tyrin një njeri që "L'Express", një revistë franceze, kohët e fundit e quajt "klouni i Evropës?" Dora e tij e fortë mbi median italiane nuk e jep të gjithë përgjigjen (ndonëse ofron një pjesë të saj: lajmet televizive i kanë kushtuar vëmendje të pakët një hetimi të prokurorëve në lidhje me akuzat për kodoshllëqe për gjetje femrash për festat e Berlusconit). Votuesit mund të kenë pasur arsye të tjera. Shumë prej tyre ishin të befasuar e të trembur nga mungesa e unitetit tek qeveria e majtë që qeveriste përpara Berlusconit. Shumë prej tyre pëlqyen platformën e rendit dhe ligjit që ofronte e djathta. Disa të tjerë u joshën dhe u shndërruan në adhurues të mënyrës së tij të komunikimit politik. Dhe qoftë edhe dështimet e tij, krenaria, lojërat e fjalëve dhe akuzat për shthurje, shpesh herë shkaktojnë më shumë simpati se sa censurë nga italianët e zakonshëm. Por ka edhe një shpjegim të mëtejshëm, që rrallë herë përmendet, të cilin ngjarjet e kohëve të fundit e kanë sjellë në qendër të vëmendjes: ai që shumë votues, duke përfshirë disa kritikë të Berlusconit, e shohin atë si disi të butë ndaj evazionit fiskal dhe kështu që votojnë për të për shkak të interesit vetjak. Mbështetësit e kësaj teorie shpesh herë vënë në dukje pabesueshmërinë e exit poll-eve në Itali, të cilat prodhojnë rezultate që anojnë majtas. Disa njerëz që votojnë për partinë e Berlusconit gënjejnë para atyre që i pyesin në sondazhe, sepse ndihen të turpëruar. Shmangia e taksave është një prej akuzave kundër Berlusconit në një gjyq, i cili u pezullua vitin që kaloi kur qeveria e tij miratoi një ligj që i jepte atij imunitet. Por ndonëse forca e ligjit kundër atyre që shmangin taksat nuk ishte një prioritet i qeverisë së tij në periudhën 2001-2006, është një synim i deklaruar i kësaj qeverie (thesari ka nevojë për të ardhura për të mos lejuar shpërthimin e deficitit buxhetor). Nuk është habi që u dëgjuan shumë kritika javën e kaluar kur dolën në pah detaje për një "mburojë fiskale" për riatdhesimin e fondeve që ishin nxjerrë jashtë nga italianët në shtete pa taksim jashtë vendit. Sipas të dhënave, në vend mund të futen më shumë se 3 miliardë euro. Por kjo do të jetë amnistia e tretë fiskale nga një qeveri me në krye Berlusconin në tetë vite dhe përfituesit do të paguajnë taksa deri në maksimum prej pesë përqindësh për asetet e deklaruara rishtazi. Qeveria Berlusconi kishte bërë tashmë në heshtje një seri ndryshimesh që kritikët thonë se do ta bëjnë më të vështirë për t'u pikasur evazionin fiskal mes të vetëpunësuarve, profesionistëve dhe pronarëve të bizneseve të vogla. Një studim i botuar tek "La Voce", një faqe interneti nga dy ekonomistë akademikë, Silvia Giannini dhe Maria Cecilia Guerra, argumenton se në fund të fundit të gjitha këto ndryshime çojnë në një "pakt mosluftimi". Ata tregojnë për një ndalim prej hetuesve të disa formave të informacionit të depozituar në mënyrë digjitale; pengimin e një detyrimi të bizneseve të vogla për të dhënë një listë të klientëve dhe furnizuesve; si dhe heqjen e kufizimeve për përdorimin e parave të thata. Edhe shmangësve të supozuar të evazionit u është dhënë shansi të paguajnë një gjobë të barabartë me vetëm 12.5 për qind të taksës së papaguar në këmbim të bashkëpunimit të menjëhershëm. Kjo mund të përshpejtojë mbledhjen e taksave, por edhe rrit edhe raportin risk/shpërblim të evazionit. Banka e Italisë bëri së fundi se të ardhurat shtetërore u ulën me më shumë se 3 për qind në pesë muajt e parë të vitit 2009. Është shumë herët të thuhet nëse kjo vjen për shkak të bishtnimit, por profesoresha Giannini thotë se në fundin e vitit 2008 kishte një mospërputhje të dyshimtë mes një rënieje të faturave të TVSH-së si dhe një rënie më të vogël në konsum. Në një tjetër studim, ajo dhe bashkëautorja vërejnë se mes atyre që mund të mos kenë paguar pjesën e tyre janë femrat, të cilave u janë dhënë 1000 deri 2000 euro për vizitat në banesën e Berlusconit në Romë. Nëse ishin të regjistruara dhe paguanin TVSH, vëren studimi, ato duhej të kishin lëshuar një faturë dhe duhej t'i kishin marrë 20% si TVSH klientit.

KOMENTE