English

Tentuan të vjedhin së bashku para brenda një furgoni, bien në prangat e policisë

Tiranë, 22 korrik, NOA - Forcat policore të kryeqytetit kanë kapur në flagrancë Klodjan Sejfullain, Alban Shahinin dhe Astrit Bekën, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin me anë të metodave të shpimit të gomave një sasi parash në automjetin tip Benz Furgon, në pronësi të firmës "Kamberi" në Shkozë.

Ndërkaq, gjatë kontrollit të ushtruar këtyre personave iu gjetën edhe disa qese të dyshuara si lëndë narkotike, me peshë 20 gr lëndë e dyshuar narkotike. Por gjatë hetimeve rezultoi se Klodjan Sejfullai ka qenë autor i vjedhjes edhe së një shume parash të vjedhur në automjetin furgon sprinter tip Benz, me targa TR 2247 R, në pronësi të një shtetasi, vjedhje kjo e ndodhur me datë 21 Janar 2009, në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE