English

Vidhet automjeti Benz në një lagje të Durrësit, policia po heton për autorët

Durrës, 22 korrik, NOA - Në lagjen nr.2 në qytetin e Durrësit, në orët e vona të natës, nga persona të paindentifikuar është vjedhur autovetura Benz 190 me targë DR7738D në pronësi të 41-vjeçarit  Artur K. lindur në Korçë dhe banues në lagjen nr. 12 të Durrësit.

Janë kryer veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vjedhjes" së parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

KOMENTE