English

Gripi i derrave, të gjitha këshillat për ta mbajtur larg nesh

Gripi i derrave, të gjitha këshillat për ta mbajtur larg nesh

Çfarë masash duhet të marrim nëse gripi përhapet më tepër?

Çfarë të bëjmë nëse mendojmë së kemi simptomat e gripit?

Virusi H1N1 Influenza A - Ç'është gripi i derrave dhe si ndryshon ai nga gripi i zakonshëm?

Të gjitha këto i mësoni në guitën e mëposhtme që ju ofron agjencia e lajmeve NOA, shumë e nevojshme për të gjithë ne, që të mund të jemi të informuar paraprakisht për këtë sëmundje me pasoja vdekjeprurëse që mund të vijë kur nuk na e pret.

Gripi i derrave është një sëmundje respiratore e cila ka disa elementë të virusit që gjendet te

derrat. Nuk ka të dhëna që virusi i gripit të ketë kaluar nga derri i sëmurë te njeriu. Shkencëtarët janë duke kërkuar origjinën e tij. Për momentin ai quhet me emrin H1N1 influenza A.

Gripi i derrit është konfirmuar në shumë vende dhe po përhapet nga njeriu te njeriu, gjë e cila mund të shkaktojë shpërthimin e një pandemie.

Gripi i derrave është i ndryshëm nga gripi i zakonshëm sepse është një virus i ri gripi që

shfaqet tek njeriu dhe përhapet shumë shpejt nga njeriu tek njeriu në të gjithë botën.

Meqenëse është një virus i ri askush nuk është i imunizuar ndaj atij dhe çdokush mund të jetë i rrezikuar për ta marrë.

Kjo përfshin si njerëzit e shëndetshëm ashtu edhe të moshuarit, fëmijët dhe ata nën trajtim me barna.

Si përhapet gripi i derrave?

Gripi i derrave është i përbërë nga pjesëza të vogla të cilat mund të përhapen nëpërmjet

sekrecioneve të hundës dhe të gojës kur kolliteni ose teshtini.

Nëse ju nuk mbuloni hundën dhe gojën me një shami, këto pjesëza mund të përhapen në mjedisin përreth dhe të tjerët rrezikojnë ti thithin ato nëpërmjet ajrit.

Nëse ju teshtini mbi duart tuaja atëherë këto pjesëza do të kalojnë nga duart në sipërfaqen e objekteve që ju prekni dhe virusi mund të jetojë atje për disa kohë.

Objektet që janë më shumë të ekspozuara janë doreza e derës, tastiera e kompjuterit, telefonat dhe vendet ku mbahen njerëzit në autobus.

Nëse njerëzit e tjerë i prekin këto dhe më pas prekin fytyrën e tyre atëherë këto pjesëza mund të hyjnë në sistemin e tyre të frymëmarrjes dhe kështu mund të infektohen.

Në këtë mënyrë merren edhe të gjitha llojet e viruseve të të ftohtit të thjeshtë dhe gripit të zakonshëm duke përfshirë edhe gripin e derrave.

Çfarë mund të bëhet?

Për viruset nuk ekziston ndonjë kurë trajtimi.

Barnat antiviralë ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit nëse merren brenda 48 orëve të fillimit të simptomave dhe veprojnë:

• Duke lehtësuar simptomat

• Duke ulur kohëzgjatjen e sëmundjes për një ditë

• Duke ulur rrezikun e komplikacioneve serioze siç është pneumonia

A ka H1N1 vaksinë?

Jo në këtë fazë.

Ky është një lloj virusi i gripit i cili nuk është i ngjashëm me gripin e zakonshëm.

Ai përmban një virus komplet të ri.

Vaksina mund të zhvillohet pasi të jetë zbuluar përmbajtja gjenetike e virusit dhe kjo mund të kërkojë muaj të tërë deri në prodhim.

Çfarë mund të bëjmë tjetër?

Ka disa veprime që do ju jenë të dobishme në rast të përhapjes së këtij gripi.

Komshinjtë dhe të afërmit mund t'ju ndihmojnë për ta kaluar gripin më lehtë. Për shembull, ju mund tu thoni atyre t'ju blejnë barnat, ushqimet, dhe gjërat e tjera që ju nevojiten. Kështu nuk do ju duhet të lini shtëpinë, në qoftë se jeni të sëmurë. Mos shkoni në urgjencat kirurgjikale, vetëm në rast se jeni shumë rëndë i sëmurë, ose mjeku që ju ka vizituar në familje ju ka këshilluar të shkoni, në të kundërt ju mund ta përhapni sëmundjen tek të

tjerët. Thojini një mikut tuaj të dalë për ju.

CILAT JANË SIMPTOMAT ?

Disa nga simptomat janë temperaturë, kollë, frymëmarrje e shpeshtë e rënduar. Disa të tjera mund të jenë dhimbje koke, dhimbje fyti, të dridhura, sekrecione nga hundët, teshtima, ulje e oreksit, lodhje, dhimbje muskulare.

Çfarë mund të bëj për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga gripi?

Gjëja më ë mirë është higjiena personale.

Kjo ndihmon në ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe mund të jetë mjeti më efektiv që mund t'ju mbrojë ju dhe të tjerët nga infeksioni.

Kur kolliteni apo teshtini kujtoni rregullat e higjienës.

Gjithmonë mbani shami më vete. Përdorni shami të pastra për të mbuluar hundën dhe gojën dhe hidhini ato poshtë pas një përdorimi.

Lani shpesh duart me ujë dhe sapun.

A më mbron plotësisht maska?

Nga të dhënat shkencore është treguar se maskat e thjeshta nuk i mbrojnë njerëzit nga

mundësia e infektimit.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe ndalimin e përhapjes së virusit është përdorimi i shamisë dhe larja e duarve.

/r.l/e.k/NOA/

Lexoni më shumë mbi argumentin e ditës:

Gripi i derrave, Godo inspekton portin e Durrësit dhe Rinasin

Berisha për A/H1N1: Gripi i derrave erdhi por nuk ka vend për dramatizim

Gripi i derrave, ministrja e Shëndetësisë Anila Godo inspekton Infektivin e Durrësit

Gripi i derrit, Shqipëria nis masat e nivelit 6 të pandemisë

Gripi i derrave, arrin në 4 numri i të prekurve në Shqipëri me H1N1

Gripi i derrit, Shqipëria mes frikës dhe pasigurisë ndaj virusit AH1N1

Godo: 21-vjeçari i prekur nga gripi i derrave, nuk ka vend për panik

Kreu i Shëndetit Publik: Priten raste të reja me gripin e derrave te ne

Zyrtare, shënohet rasti i parë i gripit të derrave në Shqipëri

Gushti, kulmi i epidemisë së gripit të derrave. Të prekurit do arrijnë në 13 milionë

Mblidhet Këshilli Kombëtar i UISH: Infermierët duhet të mbështeten

Gripi i derrit, OBSH: Të gjithë vendet kanë nevojë për vaksina

Gripi i derrit në Ballkan, Shqipëria rrit vigjilencën

Frika nga gripi i derrave, ministria e Shëndetësisë rrit sasinë e Tamiflusë

OBSH: Zgjerohet me 5 vende harta e gripit të derrit, konfirmohen 90 mijë raste

OBSH publikon bilancin: Gripi i derrave në 125 vende ka shkaktuar 90 000 të prekur e 382 të vdekur

Raporti i fundit i OBSH-së: Gripi i derrit ka prekur 110 mijë persona nëpër botë

Gripi i derrit mbërrin në Maqedoni, një djalosh 4-vjeçar e mori në Australi

Uashington, shënohet viktima e parë e gripit të derrave

Meksika rinis jetën publike, hapen baret e restorantet pas alarmit të virusit H1N1

KOMENTE