Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedonia në BE, Oli Ren i tërheq vëmendjen Shkupit: Pa reforma s'ka anëtarësim
English

Maqedonia në BE, Oli Ren i tërheq vëmendjen Shkupit: Pa reforma s'ka anëtarësim

Shkup, 23 korrik NOA-Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian Oli Ren deklaroi sot në Shkup se data për fillimin e negociatave me BE-në, varet nga përmbushja e tetë kushteve të rekomanduara nga Komisioni Evropian në raportin e vitit 2008.

Ren ka përshëndetur reformat e realizuara për liberalizimin e vizave por ka theksuar se mbeten edhe disa kushte për tu realizuar për t'i filluar negociatat për anëtarësim.

Lidhur më çështjen e emrit Ren theksoi se ky kontest nuk është i lidhur direkt me fillimin e negociatave për aderimin e Maqedonisë në BE.

"Cështja e emrit nuk është lidhur me mundësinë e fillimin të negociatave aderuese, sepse bëhet fjalë për kontest bilateral, por theksoi se fillimi i këtyre negociatave nuk mund të realizohet pa pajtimin e të gjitha shteteve anëtare të BE-së", deklaroi Ren i cili la të kuptohet se Athina mund pengojë procesin e fillimit të negociatave.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski theksoi se qeveria të cilën e drejton ai edhe gjatë periudhës së ardhshme do të angazhohet për zbatimin e të gjithave reformave të cilat kërkohen nga KE-ja.

Komisioni Evropian gjatë muajit tetor pritet të publikojë raportin për progresin e Maqedonisë në vitin 2009.

m.i/NOA

KOMENTE