Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mesina: Turizmi në Shqipëri, si një Ferrari që ecën shumë ngadalë
English

Mesina: Turizmi në Shqipëri, si një "Ferrari" që ecën shumë ngadalë

Tiranë, 23 Korrik NOA - "Të bësh fushatë publicitare, nuk është rruga e duhur për të rritur Shqipërinë. Është njëlloj sikur një person që e di se vuan nga stomaku, të shkojë për të blerë një veshje të bukur, por shëndeti do të vazhdojë të vuajë".

Këtë krahasim përdori sot në një konferencë për shtyp, Prof. Dr. Salvatore Messina, rektor i Universitetit Europian për Turizmin, (EUFT), i vetmi i këtij lloji në Ballkan, në një konferencë shtypi me gazetarë të medias së shkruar dhe asaj televizive.

Dr. Messina, e krahasuar turizmin në vendin tonë edhe me makinën më të shpejtë në botë, kur u pyet si e sheh këtë shërbim në Shqipëri: "Turizmi në Shqipëri, më ngjan me një Ferrari që ecën shumë ngadalë duke "ngrënë veten me dhëmbë" që nuk mund të fluturojë më shpejt edhe pse i ka të gjitha mundësitë ta bëjë këtë". Prof. Messina evidentoi këtu faktin se "Shqipëria është i vetmi vend në Mesdha¨ që ka gëzon ende një ndërthurje të mrekullueshme të dhuratës së natyrës me mundësitë për zhvillim", duke apeluar për vënien në jetë të politikave të efektshme turistike".

***

I pyetur si i vlerëson fushatat publicitare që kanë ndërmarrë autoritetet shtetërore, ku janë shpenzuar vitin e fundit rreth tre milionë USD, dr. Messina, u përgjigj: "Unë kam parë reklamat dhe konstatoj se ato japin një mesazh të vetëm: Shqipëria, perla e Mesdheut". Ky slogan, është përdorur në vite dhe vazhdon të përdoret nga thuajse të gjitha vendet e Mesdheut deri në Marok, etj. Unë mendoj se fushatat e Shqipërisë duhet të japin mesazhe konkrete, mbi të gjitha siguria. Ende nëpër botë ka një imazh pasigurie për Shqipërinë dhe këtu duhet të jepet mesazh i qartë: Në Shqipëri, siguria është në parametrat evropiane.

Këtu, dr. Messina veçoi edhe një mundësi tjetër: "Një avantazh shumë i rëndësishëm i shqiptarëve që duhet patjetër të evidentohet, është mikpritja dhe bujaria e shqiptarëve që është mëse e dukshme. Ky avantazh duhet të përbëjë bazën e promovimit të Shqipërisë".

Dr. Messina ka vijuar të flasë për argumentin e promovimit të Shqipërisë në botë dhe u shpreh: "Duhet të investojmë te produkti. Duhet t'i themi të gjithë atyre pronarëve të hoteleve që ka një klasifikim, që duhet të investojnë në politikat e turizmit dhe jo thjeshtë të ofrojnë për turistët një shtrat fjetjeje. Duhet të themi që rreth 500 agjenci turizmi që gjenden të licencuara në Shqipëri, e vërteta është që shumë pak nga këta janë të specializuar në sektorin e turizmit".

Prof Messina theksoi se "ata janë bërë të aftë deri diku, vetëm pas një periudhe, megjithatë", - shtoi ai, - unë mendoj se nuk ka më vend për të punuar duke ofruar shërbime pa edukimin e duhur turistik".

Këtë pohim dr. Messina e bëri duke iu përgjigjur konstatimit të një gazetari i cili tha se në pjesën më të madhe të restoranteve, bareve dhe hoteleve rezulton se kanë si staf familjarët dhe të afërm të pronarëve, të cilët pranojnë hapur se nuk kanë kurrfarë arsimimi në lëmin turistik dhe mënyrën e shërbimit e mësojnë në mënyrë autodidakte. Dr. Messina veçoi se kultura e shërbimit është shumë e rëndësishme për të mbajtur "të gozhduar" klientelën pas këtyre bizneseve, por në të kundërt shërbimi i keq, largon klientët dhe shkakton dëmtim serioz të këtyre bizneseve.

Ndaj prof. Messina tha se ka kaluar tashmë koha e pionerëve, duke apeluar se kemi nevojë për shërbime të organizuara, ashtu si edhe vendet perëndimore, të cilat janë vende që kanë investuar në turizëm. "Ata kanë investuar tek kompetencat, ne mund të bëjmë më të mirën në shumë pak kohë sepse kemi burimet e duhura", - theksoi dr. Messina.

Ndërkohë, pyetjes se a mund të përballojë vendi fluks turistësh për shkak të publicitetit, nisur nga fakti se spotet në Euronews sigurojnë një audiencë botërore prej mbi 170 milionë shikuesish, potencial i mundshëm për turizëm, dr. Messina iu përgjigj me faktin se është shumë e rëndësishme që turistët që vijnë, të rikthehen dhe për më tepër, t'u transmetojnë të afërmve dhe miqve të tyre, nevojën për të vizituar Shqipërinë për shkak të avantazheve që ata presupozohet se do të gjejnë në Shqipëri.

"Turistët që vijnë nga vende të ndryshme të botës, në të vërtetë janë edhe ambasadorë shëtitës ndaj duhet investuar në cilësinë e shërbimit turistik sepse këta ambasadorë do të "raportojnë" çfarë gjetën në Shqipëri, duke u bërë faktor ftues ose bllokues i turistëve të tjerë".

Dr. Messina tha më tej se shumë shërbime të nevojshme për turistët janë të mangëta ose ende në hapat e parë. Ai përmendi edhe sinjalistikën që mungon në pjesën më të madhe të rrugëve, mungesën e zyrave të informacionit turistik, shërbimin online të prenotimit të hoteleve, mospërdorimin më masë të kartave të kreditit, mungesa e shërbimit të organizuar të taksive dhe makinave me qera, etj.

***

Viti i parë akademik i Universitetit Europian për Turizmin do të mbyllet ditën e premte, më 7 Gusht 2009 me publikimin e rezultateve të provimeve të semestrit të dytë.

Prof. Messina tha se ka qenë një proces, që ka nisur më 14 Nëntor të vitit 2008 me pesë Bachelors në Ekonomi Turizmi, Politikat e Turizmit, Manaxhim i Shërbimeve të Hotelerisë dhe të Restorantit, Information Technology, Komunikim dhe Business Language si dhe një master i nivelit të parë në Turizëm që kanë pasur pjesëmarrjen e 65 studentëve, 22 docentëve europianë, 20 docentëve shqiptarë dhe 8 njësive të personelit që janë impenjuar maksimalisht për të realizuar një program didaktik kompleks, me një vizion pa dyshim ndërkombëtar dhe që synon marrjen e kompetencave që mund përdoren në mënyrë efikase në tregun e punës në fushën e turizmit si në Shqipëri ashtu edhe në Europë.

Ky rezultat i parë u bë i mundur falë 21 Marrëveshjeve të bashkëpunimit shkencor, didaktikës kulturore të nënshkruar nga Universiteti Europian për Turizmin me Universitetin Ca' Foscari di Venezia (Itali); Universiteti i dytë i Napolit (Itali); Universiteti i Nantës (Francë); Universiteti i Shkencave Gastronomike të Polencës (Itali); Universiteti i Lusiadës në Lizbonë (Portugali); Universiteti "Aleksander Xhuvani" në Elbasan (Shqipëri); Universiteti "La Sapienza" në Romë (Itali); Universiteti Angers në (Francë); Universiteti i Shkodrës në (Shqipëri); Universiteti "A: Avogadro" në Piemontin Lindor (Itali); Universiteti i Malagës (Spanjë) dhe me Institutin IPSSAR në Trevizo.

***

Duke qenë i vetmi universitet posaçërisht për turizmin, në tërë Ballkanin, themeluar nga Fondacioni i Universitetit Evropian për Turizmin, i vendosur në Tiranë për të realizuar parashikimet e Unitetit të Turizmit të Komisionit Evropian, ky institucion arsimor është duke realizuar projekte konkrete për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

Një vëmendje të veçantë, mes aktiviteteve të këtij viti të parë, meritojnë hapja e "Laboratorit" të Apolonisë mbi turizmin kulturor dhe ai i Divjakës mbi turizmin natyror, aktivizimi i Masterplanit të Turizmit në rrethin e Lezhës.

Po ashtu spikat edhe hapja e një qendre italiane të EUFT në zonën e Muzeut "Paestum nei percorsi del Grand Tour" që gjendet në qytetin e Capaccio-Paestum, ku Parku arkeologjik i Paestum dhe Parku natyror i Cilento-s dhe i Vallo di Diano, të dy të regjistruar në Listën e pasurisë Botërore të UNESCO-s, janë pasuri të mëdha të një territori shumë të prirur ndaj turizmit të qëndrueshëm falë ndërveprimit të pasurisë mes pasurisë kulturore, pasurisë natyrore, biznesit të vogël dhe turizmit.

Dhe këtu, në sajë të Universitetit të Dytë të Napolit, Bashkisë së Capaccio-s, Fondacionit Giambattista Vico, Bankës së kreditit kooperativ të Aquara-s dhe Shoqatës së Hotelerisë, Universiteti Europian për Turizmin merr pjesë në realizimin e një Masteri të nivelit të dytë në Politikat e Turizmit të qëndrueshëm në të cilin janë regjistruar 24 studentë.

Me rastin e inagurimit të këtij Masteri, studentët e EUFT kryen një udhëtim një-javor në Itali, për t'u njohur në mënyrë të drejtpërdrejtë me metodologjitë e menaxhimit të pasurisë kulturore, të pasurisë natyrore dhe të ofertës turistike të këtij territori.

Prof. Dr. Messina, siguroi se kjo eksperiencë do të përsëritet çdo vit, "sepse e konsiderojmë thelbësore lidhjen e teorisë me praktikën dhe me eksperiencën e drejtpërdrejtë me vendet jashtë Shqipërisë".

"Por nuk ka mbaruar këtu, - ka vijuar dr. Messina, - në Paestum dhe në Tiranë, nga gushti në tetor, do të realizojmë një evidentim të pritshmërive të turistit aktual për të njohur atë çka ai vërtet dëshiron për të kaluar pushimet në Shqipëri apo në Paestum dhe krijimin e shërbimeve të reja cilësore për turizmin që sheh si protagonistë studentët tanë.

Ky objektiv do të bëhet i mundur në sajë të Konventës që Universiteti Europian për Turizmin ka nënshkruar me Meta Group, një shoqëri italiane e specializuar në krijimin e ndërmarrjes dhe në marrjen e fondeve evropiane, por edhe në shoqërimin e ndërmarrjeve të reja drejt investitorëve ndërkombëtarë, në sajë të një fondi investimi në start up capital dhe seed capital, që do të aktivizohet për të realizuar idetë më të mira sipërmarrësë të studentëve tanë.

***

Viti i ardhshëm akademik do të nisë të hënën më datë 9 Nëntor 2009.Oferta formuese e Universitetit Europian për Turizmin parashikon për vitin akademik 2009-2010 5 Bachelors në Bachelor Degree në Ekonomi Turizmi, Politikat e Turizmit, Manaxhim i Shërbimeve Turistike, me drejtimet Hoteleri dhe Restorant, Teknologji Informacioni; Komunikim dhe Gjuhë Biznesi, si dhe 3 Master të nivelit të parë në Turizëm, Information e Communiation Tchnology, Manaxhim i Shërbimeve të Hotelit e të Restoranti.

Për t'u regjistruar në Bachelors, tarifa e regjistrimit është 1.300 euro deri në 31 Korrik 2009 dhe 1.700 euro pas 31 Korrikut. Çdo student, pastaj, paguan 100 euro për t'u pranuar në provime, 6 provime në fund të semestrit të parë dhe 6 provime në fund të semestrit të dytë.

Por Universiteti Europian për Turizmin vlerëson ekselencën: nëse studenti merr vlerësimin 10/10, provimi është gratis. Nëse merr vlerësimin 10/10 në çdo lëndë, tarifa për vitin akademik vijues është gratis! "Për më shumë informacion, mund të na kontaktoni në nr. e tel. 042.265.265, numri i së ardhmes suaj", - ftoi dr. Messina.

/a.k/NOA/

KOMENTE