English

Neglizhenca, arrestohet 1 mjek dhe 2 infermierë për vdekjen e 5-vjeçarit

Korçë, 23 korrik, NOA - Nuk i dhanë ndihmë mjekësore fëmijës 5-vjeçar që po vdiste nga pickimi i gjarprit, arrestohen nga policia. Bëhet fjalë për 1 mjek dhe 2 infermierë të Spitalit të Korçës, të cilët janë vënë nën pranga të akuzuar si neglizhues ndaj ndihmës së parë të një pacienti.

Sipas të dhënave të policisë së Korçës, të arrestuarit janë 39-vjeçari Ilir Milo, lindur e banues në Ersekë, me profesion mjek anestezist reanimator; 36-vjeçari Julian Mato, lindur e banues në Korçë, me detyrë infermier - ndihmës anestezist dhe 24-vjeçari Olgert Hoxhallari, lindur në fshatin Biraj të Korçës, me detyrë infermier.

Sipas policisë, të tre këta persona kanë konsumuar veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm" parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal, pasi në datën 18.07.2009, nga mosdhënia e ndihmës mjekësore, 5-vjeçari Viktor Balliu, banues në fshatin Leminot të rrethit Korçë, i cili ishte pickuar nga gjarpri, ka gjetur vdekjen.

n.e/NOA

KOMENTE