Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagosi me thikë një 17-vjeçar, arrestohet nga policia
English

Plagosi me thikë një 17-vjeçar, arrestohet nga policia

Tiranë, 23 korrik NOA - Oficerët e zyrës së hetimit të vrasjeve në Policinë e Tiranës, kanë çuar në qeli një 20-vjeçar të akuzuar për "plagosje të rëndë me dashje".

Burime zyrtare nga policia thanë se dje u arrestua Renis Kasapi lindur e banues në Tiranë.

Kasapi akuzohet se në bashkëpunim me 17-vjeçarin A.Ç, aktualisht i arrestuar, kanë goditur me thikë 17-vjeçarin D.C, në rrugën "Niko Avrami" dy ditë më parë.

Në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor u kryen veprimet proçeduriale si dhe u administruan të gjitha provat.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje".

Ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

k.k/NOA

KOMENTE