English

Motori humbet kontrollin, aksidentohet me pasoja të rënda një pasagjer i tij

Pogradec, 24 korrik, NOA - Në aksin rrugor Shkodër-Mjedë, në vendin e quajtur Juban të Gurit të Zi, motoçikleta tip Yang me drejtues Aleks Deda, vjeç 27 banues në fshatin Juban, ka dale nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar ai vetë, si edhe pasagjeri 20 vjeç që mbante me vete, drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeri i tij, Martin Shpori, edhe ky 20 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë duke marrë ndihmën e parë mjekësore dhe në rrezik për jetën.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

KOMENTE