Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Era e Jugut , asgjësohen 203 rrënjë bimë kanabis, autori në kërkim
English

Operacioni "Era e Jugut", asgjësohen 203 rrënjë bimë kanabis, autori në kërkim

Tepelenë, 24 korrik, NOA - Në kuadër të operacionit "Era e Jugut", të nisur për shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike në jug të vendit, gjatë një aksioni tjetër në rrethin e Tepelenës, në fshatin Nivicë të Kurveleshit ka evidentuar një parcelë të hapur rishtas për të kultivuar bimë narkotike, ku ishin mbjellë rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, në këtë parcelë ishin të mbjella 203 rrënjë bimë të dyshuara si kanabis sativa, të cilat varionin nga 70 centimetra deri në 150 centimetra të larta.

Në momentin që policia ka shkuar në vendin ku ishte parcela, autori i kultivimit të bimëve narkotike duke përfituar nga terreni mjaft i thyer dhe i vështirë, ka mundur të largohet.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e para proceduriale dhe hetimore, si marrja në cilësinë e provës materiale të një sasie rrënjë bimësh për ekspertim bio-kimik, ndërsa bimët e tjera janë asgjësuar në vend me anë të djegies dhe u bë shpallja në kërkim e autorit, ku për arsye hetimi nuk bëhen me dije të dhënat e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE