Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Politikanët e Berlinit: Vizat, BE po diskriminon shqiptarët myslimanë
English

Politikanët e Berlinit: Vizat, BE po diskriminon shqiptarët myslimanë

Politikanët e Berlinit: Vizat, BE po diskriminon shqiptarët myslimanë

Berlin, 24 Korrik NOA - Politika në Gjermani është vënë në lëvizje dhe ka denoncuar fuqishëm sot, atë që e cilësojnë diskriminim të shqiptarëve dhe kombeve të tjera myslimane në Ballkan duke mos u hapur rrugën për heqjen e regjimit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian.

Akuzat dhe kritikat i kanë lëshuar Partia e Gjelbër e Gjermanisë dhe ajo Social-Demokrate, duke vlerësuar se "politika e regjimit të vizave e BE-së diskriminon kryesisht myslimanët".

Politikanë të njohur të këtyre dy partive të rëndësishme në Gjermani, kanë kritikuar ashpër vendimin e BE-së për të përjashtuar nga heqja e regjimit të vizave shtetet si Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Partia Social-Demokrate ka përshëndetur lehtësimin e regjimit të vizave për disa shtete të Ballkanit, por kundërshton politikën përjashtuese të BE-së për shtetet e tjera. "Qytetarët e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të Kosovës janë përjashtuar nga mundësia e lëvizjes së lirë në Evropë", ka thënë Schwall-Duren, një ndër emrat kryesorë të kësaj force politike në Gjermani.

Sakaq, Rebeka Harms, deputete e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, thotë se politika e BE-së për regjimin e vizave po diskriminon popullatën myslimane në Ballkan.

Në një intervistë për televizionin publik gjerman, ajo ka thënë se kjo mund të sjellë ndarje të tjera në Ballkan.

/e.b/b.a/NOA/
KOMENTE