Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trafiku i drogës, arrestohen në Itali 58 persona mes tyre 28 shqiptarë
English

Trafiku i drogës, arrestohen në Itali 58 persona mes tyre 28 shqiptarë

Lombardi, 24 korrik NOA-Një superoperacion në Lombardi ka vënë në pranga 58 persona, shumica me origjinë shqiptare dhe ka sekuestruar rreth 80 kg drogë (heroinë, kokainë e marijuanë) e bllokuar njëkohësisht 2 laboratorë të përpunimit të mallit.

Sipas policisë italiane, droga transportohej nga Shqipëria në drejtim të Italisë, fshehur në brendësi të gomave të kamionëve.

Hetuesit, falë bashkëpunimit edhe me policinë shqiptare kanë mbledhur prova të mjaftueshme të cilat më pas u finalizuan me arrestimet e trafikantëve.

Sipas policisë në pranga janë vënë 28 shqiptarë, që jetonin në Itali, ndërsa në mesin e të arrestuarëve janë pjesëmarrës edhe shtetas të Maqedonisë.

Në fazën e fundit të hetimeve që kishin nisur që në vitin 2005 veprimet policore u shtrinë në Firenze, Genova, Lodi, Lecco, Sondrio, Pavia, Piacenza, Varese, Alessandria, Vercelli, Cuneo, Milano dhe Monza.

Policia nuk ka bërë me dije identitetet e të arrestuarve, por ka sqaruar se ato janë shtrirë në kohë, së bashku me sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar ndër vite, që nga faza kur nisën hetimet.

m.i/NOA

KOMENTE