Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
UNMIK: Nuk jemi përjashtuar nga Kosova, do ta ndihmojmë për në Interpol
English

UNMIK: Nuk jemi përjashtuar nga Kosova, do ta ndihmojmë për në Interpol

Prishtinë, 24 korrik, NOA - Qëndrimi i Kombeve të Bashkuara ndaj statusit të Kosovës mbetet i pandryshuar dhe neutral. Kështu mësohet të jetë shprehur zëdhënësi i UNMIK-ut, Russel Geekie.

Ai ka pohuar se OKB-ja nuk është përjashtuar nga Kosovë,dhe e ka përshkruar si të natyrshme që Bashkimi Evropian ka marrë një rol me të rëndësishëm, duke marrë parasysh perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

"Për të shmangur vakumin dhe jostabilitetin, nisioni i UNMIK-ut do të vazhdojë të luajë rolin e tij dhe në rastet kur të tjerët nuk e dëshirojnë këtë gjë, sikur që është tash rasti me rolin administrativ të UNMIK-ut në veri të Kosovës dhe krijimin e kushteve të nevojshme që Kosova të fitojë përfaqësimin në Interpol", ka thënë Geekie. Duke komentuar fatin e planit gjashtë-pikësh për Kosovën - të cilin e kishin arritur Beogradi dhe OKB-ja - ai ka thënë se në këtë proces tashmë janë përfshirë shumë faktor ndërkombëtar, në mesin e të cilëve edhe Bashkimi Evropian. "Bashkimi Evropian tashmë ka rol operativ në polici, kujdeset për sundimin e ligjit dhe është shumë aktiv në terren. UNMIK-u, edhe pse nuk ka rol kryesor - siç kishte dikur - vazhdon të ofrojë mbështetje për përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve praktike prej të cilave përfitojnë të gjitha palët", ka thënë Geekie.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE