English

Borxhet e Kosovës, lidhet marrëveshja me Fondin Monetar dhe Bankën Botërore

Prishtinë, 25 korrik, NOA - Parlamenti i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Përveç marrjes eventuale të kredive të reja, Kosova është e detyruar që t'i kthejë borxhet e vjetra nga koha e ish-Jugosllavisë, të cilat ende nuk dihet saktë se sa janë.

Megjithë faktin se ende mungojnë shifrat zyrtare se sa është borxhi ndërkombëtar, autoritetet kosovare kanë deklaruar se janë të gatshme që ta shpaguajnë këtë borxh.

Madje, Kuvendi i Kosovës dje ka ratifikuar Marrëveshjen për anëtarësim të Kosovës në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe përvetësimin e kredisë, e cila ka të bëjë me borxhet e vjetra që i takojnë Kosovës, nga koha e ish-Jugosllavisë.

Lidhur me këtë, njohës të çështjeve ekonomike pohojnë se Kosova ka mundësi për shpagimin e borxhit, por duhet gjetur mënyrën e duhur për t'iu qasur kësaj çështjeje.

Ata vlerësojnë se borxhi i huazuar ndaj institucioneve të huaja ndërkombëtare arrin në 800 milionë euro, të cilat, thuhet se janë shpenzuar për ndërtimin e hidro-sistemeve, infrastrukturës rrugore dhe hekurudhave.

KOMENTE