Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ shpall të hënën rezultatin përfundimtar të procesit zgjedhor
English

KQZ shpall të hënën rezultatin përfundimtar të procesit zgjedhor

Tiranë, 25 korrik, NOA - Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit pritet që të shpallet ditën e hënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi Kolegji Zgjedhor u dha fund shqyrtimeve të ankimimeve të partive politike rreth procesit në fjalë.

Në fakt, faza e ankimimeve në Kolegjin Zgjedhor, përveçse një mandati më shumë për Partinë Socialiste, nuk konkludoi me ndonjë ndryshim thelbësor mbi vendimet e

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve dhe për këtë arsye, ky i fundit e ka thuajse gati listën përfundimtare të rezultateve, vetëm duke iu referuar atyre paraprake.

Deri tani, janë shpallur zyrtarisht prej këtij institucioni 81 mandate dhe mbeten për të marrë verdiktin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, edhe 59 mandate të tjera.

Detyrimi për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve është parashikuar në pjesën e tretë të Kodit Zgjedhor, në nenin 167 të tij, ku thuhet se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve shpallet nga KQZ jo më vonë se 5 dite nga data e shpalljes së rezultatit për shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, sipas pikës 7 të nenit 163 të këtij kodi dhe pasi të kenë përfunduar procedurat e ankimimit.

n.e.NOA

KOMENTE