English

Aksidentet përgjakin rrugët, katër të plagosur në aksin Fier-Vlorë

Vlorë, 26 korrik NOA - Katër të plagosur rëndë është bilanci i një tjetër aksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Ngjarja rrugore është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fier-Vlore, në vendin e quajtur kthesa e Koshovicës.

Një automjet tip-Golf me targa të Vlorës 3494 C, është përplasur me një tjetër automjet tip-Benz me targa të Fierit 9257 B.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë katër persona të cilët u transportuan me urgjencë në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Hetimet e policisë në vendngjarje ka bërë që të bllokohet rruga duke shtuar trafikun e automjeteve radha e të cilave ka shkuar deri në 3 kilometra.

k.k/NOA

Â

KOMENTE