Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA, nëna e tetënjakëve të ngjizur në epruvetë firmos kontratën 250 mijë USD për të qenë pjesë e një reality-show
English

SHBA, nëna e tetënjakëve të ngjizur në epruvetë firmos kontratën 250 mijë USD për të qenë pjesë e një reality-show

Los Angelos, 26 korrik NOA-Nuk mjafton të punosh gjithë jetën, por miliarder mund të bëhesh brenda ditës, sa hap e mbyll sytë.

Bota e spektalit në Amerikë po tregon përditë çudira të tilla.

Emri i rradhës është Nadia Sulejman, amerikania 33 vjeçe e cila sapo ka lindur tetë binjakë.

Gruaja s'ka pranuar të dëgjojë këshillat e Xhulia Roberts për t'i mbajtur fëmijët larg videove por ka firmosur një kontratë super të madhe prej 250 mijë dollarë e cila i impenjon 8 vogëlushët e saj dhe 6 fëmijët e tjerë të lindur më parë në një spektakël i cili do të zgjasë tre vjet.

Nadja Suleman, 33 vjeçe, nënë e gjashtë fëmijëve, u dha dritë 8 binjakëve të saj në muajin janar të këtij viti me anën e farëzimit artificial.

Gruaja e re e cila nuk kishte një punë dhe një burrë, sot është femra më e përfolur në Amerikë.

E përditshmja Los Angelos Time shkruan se firma që ka nënshkruar kontratën me 33 vjeçaren i përket shoqërisë së produksionit holandez Eyeworks Tv, e cila është e specializuar për programe televizive bazuar në realitetin e vërtetë.

Programi mendohet të nisë në 1 shtator.

m.i/NOA

KOMENTE