Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e Artan Allushit, policia identifikon autorin, 5 milionë lekë për kapjen e tij
English

Vrasja e Artan Allushit, policia identifikon autorin, 5 milionë lekë për kapjen e tij

Tiranë, 26 korrik NOA/UPDATE - Identifikohet autori i dyshuar kryesor i krimit të sotëm që tronditi kryeqytetit, ky një 22-vjeçar mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën.

Policia e Tiranës thotë se ka identifikuar si autor të dyshuar 40-vjeçarin Bashkim Qefalia i cili është shpallur në kërkim.

Madje Policia e Tiranës njofton se ka vënë në dispozicion shumën prej 5 milionë lekë të vjetra për çdo person që jep informacion të saktë për vendndodhjen e autorit të dyshuar të krimit.

Sipas policisë do të ruhet anonimati i informatorit i cili do të shpërblehet nëse të dhënat e tij do të çojnë në policinë te autori i krimit.

Bashkim Qefalia dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të automjetit me të cilin po udhëtonte 22-vjeçari Artan Allushi, Kujtim dhe Nertil Allushi, pranë doganave në Tiranë.

Për pasojë gjeti vdekjen Artan Allushi ndërsa ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën Kujtim dhe Nertil Allushii.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur motivet e këtij krimi si dhe arrestimin e të dyshuarit.

k.k/NOA

KOMENTE