Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Agjencia NOA çel zyrën e saj të lajmeve në Prishtinë
English

Agjencia NOA çel zyrën e saj të lajmeve në Prishtinë

Prishtinë, 27 Korrik NOA - Agjencia Shqiptare e Lajmeve NOA vjen me surpriza të reja për lexuesit shqiptarë në mbarë botën.

Pas pak ditësh, në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, çelet zyra e agjencisë NOA për shqiptarët përtej kufirit.

Zyra të tilla pritet të çelen edhe në Shkup, Athinë, Bruksel, si dhe në Veriun e Italisë.

Zyra e Prishtinës do të ketë një dhomë lajmesh për të thithur atje gjatë 24 orëshit të çdo dite, informacionin më të fundit për zhvillimet politike, ekonomike, sociale, aktualitetit, kulturës, sportit, etj.

Duke nisur nga kjo javë, një nënfaqe e re e NOA, do t'i kushtohet posaçërisht lajmeve nga Kosova, si dhe opinioneve që lidhen me aktualitetin e shqiptarëve të Republikës së Kosovës.

Agjencia NOA gjen rastin të falënderojë një numër të konsiderueshëm shqiptarësh të Kosovës, të cilët përmes e-maileve, telefonatave dhe letrave, kanë shprehur kërkesën për të realizuar këtë projekt dhe siguron se ai do të zgjerohet gjithnjë e më shumë, në ditët në vazhdim.

Klikoni këtu, për të gjitha lajmet nga Kosova

/e.l/NOA/

KOMENTE