Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidentet tronditin Shqipërinë, kësaj here përgjaket aksi Bulqizë -Burrel
English

Aksidentet tronditin Shqipërinë, kësaj here përgjaket aksi Bulqizë -Burrel

Bulqizë, 27 korrik NOA - Prej dy ditësh aksidentet rrugore janë rritur frikshëm duke shkaktuar të paktën shtatë të vdekur dhe disa të plagosur.

Pas aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Maminas të Durrësit kur pesë persona humbën jetën, ende pa u mbushur 24 orë në të njëjtin aks rrugor gjejnë vdekjen dy persona dhe plagosen gjashtë të tjerë.

Por pa kaluar disa orë një tjetër aksident regjistrohet në vend.

Kësaj radhë ishte radha e aksit rrugor Bulqizë-Burrel të përgjakej.

Aksidenti ndodhi mesditën e sotme kur dy automjete një prej të cilëve me targa angleze, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe transportoi në spital personat që ndodheshin në automjete, ndërsa nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Mësohet se të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Bulqizës.

Ndërkohë që sipas policisë, paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e madhe dhe parakalimi i gabuar i dy makinave.

Burime nga policia e shtetit bënë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA se kanë marrë të gjitha masat për të ulur numrin aksidenteve, ndërsa u bën thirrje emigrantëve të bëjnë kujdes.

k.k/NOA

Â

KOMENTE