English

Kosova konfirmon rastin e parë me virusin e gripit të derrit

Prishtinë, 27 korrik NOA-Është konfirmuar të hënën rasti i parë në Kosovë i infektimit me virusin A/H1N1.

Ministria e Shëndetësisë thotë se bëhet fjalë për një djalosh fëmijë nëntëvjeçar me banim në Londër, i cili ka ardhur në Kosovë para ditësh.

Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi thotë se i infektuari nuk është i shtrirë në klinikë, meqë tashmë supozohet se i ka kaluar fazat klinike të sëmundjes.

"Ne ju konfirmojmë rastin e pare të gripit H1N1 në Republikën e Kosovës.

I infektuari me virusin H1N1është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tërë familja e tij. I infektuari është i moshës 9 vjeçare, i rritur dhe i lindur në Mbretërinë e Bashkuar, nxënës i një shkolle e cila për shkak të dyshimit në grip, është mbyllur para një kohe".

"Nxënësi ka ardhur në pushime në vendin tonë. Gjatë rrugës për në Kosovë në Budapest nuk e ka ndjerë veten mirë edhe mjetet i kanë rekomanduar që pas arritjes në destinacionin e fundit të paraqitet te mjeku. Pacienti, tash i infektuari është paraqitur në institucionet shëndetësore në vendin ton dhe nuk ka pasur shenja klinike", tha Gashi.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike(IKSHP) iu bëjnë thirrje qytetarëve të Kosovës, që të mos kenë panik.

m.i/NOA

KOMENTE