English

KQZ mbyll ndarjen e mandateve, u caktuan edhe 59 deputetët e Tiranës, Fierit, Shkodrës

Tiranë, 27 korrik, NOA Â - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur sot procesin e ndarjes së mandateve të procesit zgjedhor të 28 qershorit. Në mbledhjen e sotme, ai ka ndarë edhe 59 mandatet e mbetura për qarkun e Tiranës, Fierit dhe të Shkodrës.

Për qarkun e Tiranës, 32 mandatet e tij janë ndarë me16 mandate për koalicionin e djathtë "Aleanca e ndryshimit", e drejtuar nga PD; 15 mandate për koalicionin "Bashkimi për ndryshim", i drejtuar nga PS dhe 1 mandat për koalicionin "Aleanca Socialiste për Integrim", i kryesuar nga LSI-ja. Ndërsa për qarkun e Tiranës, sipas vendimit të fundit të KQZ-së, 16 mandatet e tij janë ndarë në 6 mandate për koalicionin "Aleanca e Ndryshimit", 9 mandate për koalicionin "Bashkimi për Ndryshim" dhe 1 mandat për koalicionin "Aleanca Socialiste për Integrim" . Shkodra nga ana e saj si qark, përfshinte 11 mandate, ku 7 prej tyre ishin për  koalicionin e djathtë "Aleanca e ndryshimit' dhe 4 për koalicionin e majtë "Bashkimi për ndryshim". n.e/NOA

KOMENTE