Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pavarësia e Kosovës, Beogradi: Jemi të gatshëm për negociata dhe alternativa në tryezë
English

Pavarësia e Kosovës, Beogradi: Jemi të gatshëm për negociata dhe alternativa në tryezë

Beograd, 27 korrik NOA- Serbia hedh përsëri mbi tryezë propozimin për zhvillimin e negociatave me Prishtinën për të vendosur "me kompromis" për të ardhmen e saj.

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka thënë për BBC-në se e vetmja rrugëdalje për zgjidhjen e çështjes së Kosovës janë negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës.

Spekulimet në shtypin serb thonë se Serbia do të ishte e gatshme të shqyrtonte ndarjen e Kosovës si një alternativë zgjidhjeje.

Megjithëse zoti Jeremiç ka hedhur poshtë njoftimet se ndarja e Kosovës mund të jetë njëra nga zgjidhjet, ai thotë se "nuk do të përjashtojë asnjë alternativë" nga tryeza e bisedimeve.

"E rëndësishme është se kjo do të ishte hera e parë kur të dyja palët do të kenë një nxitje simetrike, siç do ta quaja, për të gjetur një kompromis. Ne nuk do të bëjmë gabimin që të themi që në fillim se cili do të jetë rezultati. Këtë herë ne duam t'i lëmë të gjitha alternativat mbi tryezë", deklaron Jeremiç.

Sipas tij çdo lloj kompromisi do të ishte më e mirë se çdo lloj zgjidhjeje e imponuar.

m.i/NOA

KOMENTE