Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Shkodrës asgjëson 2050 rrënjë hashash
English

Policia e Shkodrës asgjëson 2050 rrënjë hashash

Shkodër, 27 korrik NOA - Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër ka asgjësuar sot 2050 rrënjë bimë narkotike cannabis sattiva.

Nga Sektori Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me komisariatin dhe Repartin e F.N.SH-së, u organizua një operacion me qëllim identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotikëve në Â orët e para të mëngjesit, në fshatin "Mazrek" Â të Komunës Gur i Zi, në Shkodër.

Operacioni u finalizua me identifikimin dhe asgjësimin e gjithsej 2050 rrënjë, bimë narkotike cannabis sattiva.

Sipas policisë në vendin e quajtur "brahimaj" të fshatit Mazrek, Komuna Gur i Zi Shkodër në vend të shpyllëzuar dhe pa pronar të ligjshëm, u gjeten 10 parcela me 1500 Â rrënjë.

Në vendin e quajtur "Geraj", të fshatit Mazrek, Komuna Gur i Zi, Shkodër, u gjetën 4 parcela me 450 Â rrënjë, bime me karakteristika të ngjashme me ato narkotike cannabis sattiva.

Në vendin e quajtur "Shpor" të fshatit Mazrek, Komuna Gur i Zi, Shkodër, u gjet 1 parcelë me 50 rrënjë, bimë me karakteristika të ngjashme me ato të cannabis sattiva,

Në vendin e quajtur "Zhdjec" të fshatit Mazrek, Komuna Gur i Zi, Shkodër, u gjet 1 parcelë me 50 rrënjë.

Policia bëri të mundur asgjësimin me anë të djegies me zjarr i gjithsej 2050 rrënjëve bime cannabis sattiva.

k.k/NOA

Â

KOMENTE