Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vazhdon me intensitet procesi i korrjes së hashashit në rajonin e Korçës
English

Vazhdon me intensitet procesi i korrjes së hashashit në rajonin e Korçës

Korçë, 27 Korrik NOA - Banorë të rajonit të Korçës po vazhdojnë me ritme intensive kultivimin e hashashit në përpjekje për të nxjerrë fitime në rrugë të pandershme.

Njëkohësisht, policia e sektorit antidrogë në drejtorinë rajonale policore të Korçës, thotë se po bën përpjekje për të zbuluar dhe asgjësuar fushat e mbjella me hashash.

Gjatë ditës së sotme, janë zbuluar edhe dy parcela të mëdha që i shihni në fotot që shoqërojnë këtë raport.

Fushat e mbjella me bimën narkotike të hashashit, u zbuluan në sajë të një operacioni që erdhi pas sinjaleve në rrugë operative, në fshatin Mazrek të komunës Lekas në Korçë.

Policia pasi mbërriti në vendin ku kultivohej droga, konstatoi 1 069 bimë hashashi të cilat i asgjësoi në vend përmes djegies.

Ndërkohë, konfirmohet se është bërë dhe ndalimi i 42-vjeçarit, Luan Gishto, lindur në fshatin Mazrek të Korçës dhe banues në Fier-Shegan të Lushnjës.

Ai përballet tani me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Prej kohësh, Gishto ishte larguar nga Korça dhe jetonte në zonën e Myzeqesë, por rajonin juglindor e shihte si "vezën e artë" për të nxjerrë fitime derisa u zbulua nga antidroga.

/a.f/e.l/NOA/

KOMENTE