Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidentet, policia 14 000 masa administrative ndaj shoferëve vetëm në 1 javë
English

Aksidentet, policia 14 000 masa administrative ndaj shoferëve vetëm në 1 javë

Tiranë, 28 korrik, NOA - Policia Rrugore e Tiranës, me qëllimin e parandalimit të aksidenteve rrugore, vetëm gjatë një jave ka vendosur 14 000 masa dministrative drejtuesve të mjeteve për moszbatim të kodit rrugor, të cilët bëhen shkak për ndodhjen e tyre.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, vetëm në segmentin rrugor të superstradës Tiranë-Durrës, janë vendosur gjithsej 136 masa administrative drejtuesve të mjeteve, kryesisht masa në drejtim të ecjes tej normave të lejuara të shpetësisë si dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Po ashtu, janë tërhequr 7 leje drejtimi të drejtuesve të mjeteve, ku nga konstatimi i bërë me radar të shërbimeve të policisë rrugore, shpejtësia e tyre ka qënë mbi 120 kilometër. Ndërkohë, gjatë kësaj jave, nga shërbimet e policisë rrugore janë vendosur rreth 14 000 masa administrative për ecje tej normave të lejuara për parakalim të gabuar, për mos përdorim të kaskës mbrojtëse, për mosvendosje të rripit të sigurimit, për mospërdorim të dritave, për përdorim të celularit gjatë dhënies së mjetit, për mos respektim të sinjalistës rrugore etj. Kjo bazuar në Kodin Rrugor dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore që normojnë punën e shërbimeve te Policisë Rrugore, konkretisht në nenet 178, 75, 92, 52, 53 dhe 54.

Policia e Tiranës, sheh si domosdoshmëri mirëkuptimin dhe mbështetjen e opinionit publik duke ftuar të gjithë përdoruesit e rrugës, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor. n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE