Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, makina del nga rruga, vdes 16-vjeçari plagosen rëndë moshatarët e tij
English

Durrës, makina del nga rruga, vdes 16-vjeçari plagosen rëndë moshatarët e tij

Durrës, 28 korrik NOA - Aksidentet në qarkun e Durrësit duket se nuk njohin kufi.

Pas regjistrimit të shtatë viktimave gjatë dy ditëve të fundit, një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në qarkun e Durrësit ditën e sotme.

Kësaj here viktima ka qenë një 16-vjeçar, ndërsa sipas policisë janë plagosur edhe dy adoleshentë të tjerë.

Ngjarja rrugore ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Durrës-Shijak, kur një automjet me targa të huaja i cili drejtohej nga 16-vjeçari Fitim Bare ka dalë nga rruga.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes u përpoq t'u jepte ndihmën e parë personave që ndodheshin në makinë.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit 16-vjeçari Fitim Bare dhe pasagjeri Aleks Sulejmani kishin shenja jetë dhe u transportuan menjëherë në spital.

Ndërsa nuk ka pasur të njëjtin fat moshatari i tyre Bruno Serjani i cili kishte marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit duke gjetur dhe vdekjen.

Burime policore thanë se nga hetimet e para dyshohet se automjeti po udhëtonte me shpejtësi të madhe në momentin që ka dalë nga rruga.

Një ditë më parë zyrtarët e policisë së Durrësit u bënë thirrje qytetarëve, duke marrë shkas nga aksidentet e rënda të ndodhura gjatë orëve të fundit në këtë qark, që të tregojnë kujdes.

k.k/NOA

KOMENTE