Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet 26-vjeçari që strehoi autorin e ngjarjes së rëndë të së dielës në Doganë
English

Kapet 26-vjeçari që strehoi autorin e ngjarjes së rëndë të së dielës në Doganë

Tiranë, 28 korrik, NOA - Pas ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, në afërsi të Doganës së Tiranës, ku u qëllua me armë zjarri duke gjetur vdekjen dy persona, u mundësua identifikimi dhe më pas arrestimi në flagrancë i 28-vjeçarit Isa Lusha. Ai dyshohet se menjëherë pas ngjarjes ka ndihmuar dhe trasportuar autorin e dyshuar të krimit, Bashkim Qefalia, duke e transportuar atë me qëllim për t'iu fshehur forcave të policisë.

Në lidhje me këtë ngjarje, strukturat e Policisë së Tiranës, kanë vendosur shumën e parave prej 500.000 lekësh shpërblim, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, Bashkim Qefalia, i cili tashmë është identifikuar.

Në çdo rast do të ruhet anonimati duke telefonuar në numrat 069 41 11 021 si dhe në numrin telefonik pa pagesë 129. Ndërkaq, bëhet e ditur se materialet e përpiluara në ngarkim të Isa Lushas do t'i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale të "Përkrahjes së autorit të krimit", parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

KOMENTE