Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Jashtme: 120 ushtarë do të dislokohen në Herat
English

Ministria e Jashtme: 120 ushtarë do të dislokohen në Herat

Tiranë, 28 korrik NOA - Ministria e Jashtme ka bërë të ditur sot se Shqipëria ka vendosur të rrisë kontributin e saj në mbështetje të Forcave Aleate në Afganistan, në prag të zgjedhjeve të ardhshme Presidenciale të 20 gushtit 2009, të cilat konsiderohen shumë të rëndësishme për vendin.

"Për këtë arsye, një njësi shtesë, e përbërë nga 120 ushtarë do të dislokohet në Komandën Rajonale të Perëndimit, në Herat, për t'iu bashkuar njësisë shqiptare që është tashmë e angazhuar në ISAF, si pjesë e kontingjentit që udhëhiqet nga Italia, në Komandën Rajonale të Perëndimit" thuhej në deklaratë për shtyp lëshuar ditën e sotme nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Sipas deklaratës së kësaj ministrie. Tirana dhe Roma aktualisht po punojnë në bashkëpunim të ngushtë, për të siguruar dislokimin e shpejtë të kësaj kompanie dhe bërjen e saj operacionale përpara zgjedhjeve.

k.k/NOA

KOMENTE