Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vjen për pushimet e verës, plagoset në aksident fëmija nga Rahoveci
English

Vjen për pushimet e verës, plagoset në aksident fëmija nga Rahoveci

Rubik, 28 Korrik NOA - Një fëmijë nga Rahoveci i Kosovës i cili kishte ardhur për pushime në Shqipëri, ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti që ndodhi pranë Rubikut, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në rrugën kombëtare Rrëshen - Rubik, në vendin e quajtur "Kroi i Shtogut".

Policia pasi kreu verifikime në vendngjarje, konstatoi se 31 vjeçari Kadri Nerguti, lindur dhe banues në fshatin Gjegjan të rrethit Kukës, ka përplasur duke aksidentuar rëndë, 11-vjeçarin F. Ç., lindur dhe banues në Rahovec të Kosovës, me kombësi shqiptare dhe shtetësi Kosovare.

I plagosuri, nxënës shkolle, kishte ardhur për të kaluar disa ditë pushime në Shqipëri.

Në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra, ai u dërgua fillimisht në spitalin e Rrëshenit dhe pas ndihmës së parë u transportua në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku aktualisht gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Duke folur për hetimin e aksidentit, policia tha se "u kryen të gjitha veprimet e nevojshme proçeduriale si këqyrja e vendit të ngjarjes, u morën deklarime nga persona që kane dijeni për ngjarjen dhe janë dhënë vendimet për kryerjen e ekspertimeve auto-teknik dhe mjeko-ligjor".

Ndërkohë, u vendos që i dyshuar si përgjegjës për aksidentin, 31-vjeçari Kadri Nerguti, të ndiqet penalisht në gjendje të lirë, për akuzën e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

***

Pak orë pas këtij aksidenti në qarkun e Lezhës, edhe superstrada Laç-Lezhë, u përgjak në afërsi të Fushë Milotit.

Nga hetimi doli se 50-vjeçari nga Vora e Tiranës, Ismail Haxhiu, duke drejtuar autoveturën e markës "Benz" tip "250", me targa TR 1551 L, është përplasur me një motoçikletë.

Mjeti dyrrotësh i markës "Aprila" me targë të huaj AM 62524, drejtohej nga 30-vjeçari Fatjon Staga, banues në Fushë Kuqe të rrethit Kurbin.

Si pasojë e përplasjes, i riu është dëmtuar dhe për shkak të plagëve që mori, ai u dërgua në spitalin e Lezhës ku aktualisht, mjekët thanë se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se drejtuesi i autoveturës, Ismail Haxhiu është shoqëruar në Komisariat, kurse në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili tha se ka kryer të gjitha veprimet hetimore.

Që nga fundjava dhe në vazhdim, një seri aksidentesh me shumë të vdekur dhe të plagosur kanë përgjakur rrugët e vendit.

Policia Rrugore ka bërë thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve dhe shmangie të konsumit të pijeve alkoolike, si mënyra për të evituar këto tragjedi rrugore.

e.l/NOA

Lexoni më shumë mbi aksidentet e orëve të fundit:

Aksidentet tronditin Shqipërinë, kësaj here përgjaket aksi Bulqizë -Burrel

Aksident i dy automjeteve, mbetet e plagosur drejtuesja e njërit prej tyre

Makina përplaset me një motoçikletë, shkaktohen disa të plagosur

Tiranë-Durrës përgjaket sërish, dy të vdekur e gjashtë të plagosur

Reportazh/ Aksidenti fatal që shndërroi superstradën në "lumë" gjaku

KOMENTE