Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidentet, policia plan të detajuar masash duke ngritur mjaft postblloqe
English

Aksidentet, policia plan të detajuar masash duke ngritur mjaft postblloqe

Tiranë, 29 korrik, NOA - Duke marrë shkas nga rritja e numrit të aksidenteve, të ndodhura ditët e fundit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, nën drejtimin e drejtuesve të Policisë, kanë vazhduar me intesistet punën në drejtim të konstatimit dhe ndëshkimit të kundravajtësve, të cilët bëhen shkak për ndodhjen e aksidenteve rrugore.

Në këtë kuadër, do të vazhdojnë me imtësi kontrollet duke marrë edhe masa të ashpra deri në pezullim të lejes së drejtimit, për ato drejtues mjetesh, të cilët janë nën efektet e alkolit duke përdorur automjetin. Policia bën me dijeni për këtë shkas edhe faktin se me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve, është hartuar një plan i detajuar masash duke organizuar ngritjet e postoblloqeve të policisë, në drejtim të kontrollit të atyre drejtuesve të cilët nuk zbatojnë me korrektësi normat e kodit rrugor.

Po ashtu, bëhet e ditur se kontrolle të imtësishme do të ushtrohen ndaj mjeteve çiklomotorë dhe motoçikleta, të cilët qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, ku masa ndaj tyre do të jetë deri në bllokim të tyre. Policia e Tiranës, u bën thirrje drejtuesve të mjeteve, të ndërgjegjësohen për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor. n.e/NOA

KOMENTE