Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Sistemi i Prokurimeve publike sipas standardeve evropiane, në çdo aspekt
English

Berisha: Sistemi i Prokurimeve publike sipas standardeve evropiane, në çdo aspekt

Tiranë, 29 korrik NOA - Këshilli i Ministrave diskutoi sot lidhur me projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin "Për prokurimin Publik".

Kryeministri, Sali Berisha u shpreh sot gjatë mbledhjes së qeverisë se pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Agjencia e prokurimeve Publike, e cila është autoriteti që shpall, organizon dhe mbikëqyr tenderbërjen në shkallë kombëtare, nuk do të merret më me shqyrtimin e ankesave.

Berisha theksoi se për këtë qëllim do të ngrihet një komision tjetër, i cili do të ketë të drejtën e shqyrtimit të ankesave.

"Siç ju informova nga projektligjet është një ligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin e prokurimeve publike. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Agjencia e Prokurimeve Publike, e cila është si të thuash autoritet që shpall, organizon, mbikëqyr tenderbërjen në shkallë kombëtare, nuk do të jetë më agjencia e apelit. Do të ngrihet një grup i veçantë, një lloj komisioni tjetër, i cili do të merret vetëm me shqyrtimin e ankesave. Kjo është një kërkesë edhe e raportit të vitit kaluar të KE-së, por edhe në parim, nuk mund të jetë Agjencia e Prokurimeve Publike ajo që do të bëjë edhe gjykatësin. Në këtë rast do të jetë një komision i veçantë, një lloj senati, i cili do të ketë të drejtën e shqyrtimit të ankesave dhe të verdiktit ndaj ankesave përfundimtare, në krahun administrativ, sepse krahas saj, sipërmarrësit kanë të drejtë ti drejtohen gjykatës, kjo e drejtë nuk i është hequr në asnjë rast atyre. Mendoj se me këtë plotësim sistemi i prokurimeve plotësohet në mënyrë të ndjeshme" deklaroi Berisha.

"Sistemi vazhdon tërësisht elektronik. Rëndësi shumë të madhe ka që të hedhim bazat që të gjitha blerjet dhe shitjet në ankand të bëhen të formës elektronike. Blerjet të bëhen me internet, sepse janë më të ndershme , më të pastra, kemi mundësi të kursejmë dhe të ketë një pjesëmarrje shumë më të gjerë, duke u zgjeruar shanset. Në rast se ju ndaleni dhe shikoni pjesëmarrjen në tendera nga janari e këtej është shumëfishuar dhe po i afrohet standardit evropian si pjesëmarrje. Kurse si prokurim elektronik Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka 100% prokurime elektronike. Vendi i dytë në botë për prokurime elektronike të zhvilluar është Kili me 85 % ,standardi evropian është me 40 %" tha kryeministri.

k.k/NOA

Â

KOMENTE