Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
EULEX bën gati për gjykim të gjitha dosjet e pranuara nga UNMIK
English

EULEX bën gati për gjykim të gjitha dosjet e pranuara nga UNMIK

Prishtinë, 29 korrik, NOA - Misioni evropian i pranishëm në Kosovë, EULEX, do të bëjë gati për gjykim dosjet e 200 rasteve të pranuar nga UNMIK deri në fund të këtij viti.

Lajmi është konfirmuar nga kryetarja e gjykatësve të EULEX, Maria Giuliana Civinini, e cila ka bërë të ditur se këto raste kriminale të pranuara nga UNMIK kanë të bëjnë kryesisht me krime të luftës, krim të organizuar, por edhe raste të tjera. "Ne kemi pranuar 200 raste nga UNMIK-u, ndoshta numri nuk është shumë impresiv, mirëpo duhet të keni parasysh se këto raste janë nga më të rëndësishmet në vitet e fundit. Rastet e pranuara janë të ndryshme, disa kanë të bëjnë me krime të luftës, krim të organizuar, terrorizëm, por edhe krime kundër njerëzimit", deklaroi Maria Giuliana Civinini.

Ndër të tjera, ajo ka shtuar se për dallim nga sistemi gjyqësor i UNMIK-ut, ky mision është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës dhe kanë bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet gjyqësore të vendit.

Ajo ka pranuar se rastet e pranuara nga UNMIK nuk kanë qenë në gjendje të rregullt për t'u trajtuar menjëherë në gjyq. "Shumica e rasteve kanë të bëjnë me periudhën e viteve 1998-1999, por edhe raste të trazirave të marsit 2004 dhe krimit të organizuar. Fatkeqësisht këto dosje të pranuara nga UNMIK nuk kanë qenë në gjendje të mirë, për shembull ato nuk kanë qenë të renditura siç duhet. Për këtë ne kemi shumë punë për të bërë që t'i bëjmë ato gati për gjykim", tha Civinini. n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE