Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, në shtator nis hapja e dosjeve, Ivanov - Gruevski deklarojnë të parët
English

Maqedoni, në shtator nis hapja e dosjeve, Ivanov - Gruevski deklarojnë të parët

Shkup, 29 korrik, NOA - Në fillim të shtatorit pritet të fillojë procesi i lustrimit apo i ashtuquajturi i hapjes së dosjeve. Të parët që do të deklarohen se a kanë qenë ose jo bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete policore janë presidenti Gergje Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski dhe kryeparlamentari Trajko Veljanovski.

Komisioni për lustrim që tashmë akoma po ballafaqohet me probleme për fillimin normal të punëve ka bërë të ditur se deklarata të tilla nga 1 deri më 30 shtator do të duhet të japin edhe deputetët, ministrat dhe kryetarët e komunave.

Kryetari i komisionit për hapjen e dosjeve, Agim Mehmeti ka deklaruar se në shqyrtim do të jenë rreth 3 mijë funksionarë në nivel shtetëror dhe lokal. Deklaratat e tyre ë verifikuara nga noterët duhet të dorëzohen në adresën të komisionit.

"Nga mesi i shtatorit pritet të fillojmë shqyrtimin e deklaratave të funksionarëve, për shkak se tani akoma nuk jemi vendosur në zyrat tona që po bëhen gati në objektin e RTVM-së. Presim se do të kemi një punë efektive", ka theksuar kryetari i komisionit, Agim Mehmeti.

NOA-INA

Â

KOMENTE