Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti: LSI-ja po punon për të përmirësuar programin e saj anti-krizë
English

Prifti: LSI-ja po punon për të përmirësuar programin e saj anti-krizë

Tiranë, 29 korrik NOA - Vetëm pak orë pas deklaratës së Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka reaguar nënkryetari i LSI-së Dritan Prifti.

"Në emër të LSI-së jam sot para opinionit publik, lidhur me raportin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në lidhje me përmirësimin e kreditimit të ekonomisë në vend. Guvernatori në fakt ka dhënë disa nota optimiste për ekonominë, ai ka folur për një rritje të ndjeshme në krahasim me një vit më parë, për të njëjtën periudhë të vitit 2008, të paktën për kreditimin për biznesin.

Kjo është diçka që duhet vlerësuar dhe inkurajuar për bankat për të vazhduar kreditimin e biznesit dhe të individëve nëse do të ishte e mundur, që të kemi mundësi që ekonomia shqiptare të dalë nga kriza, e cila është ndikuar dhe nga kriza ekonomike botërore" tha Prifti.

Sipas tij, LSI-ja po punon për të përmirësuar programin e saj anti-krizë, që në momentin që të mblidhet Parlamenti dhe do të krijohet Qeveria e re, LSI do të ketë mundësi që të kontribuojë në këtë qeverisje për t'u shkëputur përfundimisht nga kriza dhe nga efektet e krizës në vend.

"Ne do të kemi dhe propozime konkrete për buxhetin e vitit të ri qeverisës 2010, pavarësisht se ai tashmë ka filluar të përpunohet në Ministrinë e Financave dhe ministri të tjera, por me krijimin e Qeverisë së re ne do fillojmë të kontribuojmë për të futur në këtë buxhet disa elementë të nevojshëm që ka LSI-ja në programin e saj.

Ne do të përfshijmë në këtë buxhet disa nga propozimet tona në këtë program, më konkretisht përfshirjen e një fondi të veçantë garancie për sistemin bankar për të rritur kreditimin në sektorin bujqësor dhe në atë energjetik në vend" tha më tej Prifti.

Nënkryetari i LSI-së shtoi se fshati shqiptar është në një gjendje shumë të vështirë dhe si pasojë e krizës globale dhe si pasojë e mungesës së investimeve afatgjata në bujqësi, ndaj LSI mendon që hapja e këtij fondi garancie nga ana e buxhetit të shtetit dhe Qeverisë për të stimuluar investimin në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, apo në industrinë ushqimore, do të ndihmojë fshatin shqiptar të kalojë këtë situatë krize.

"Ne në fillimin e qeverisjes së re do fillojmë të kontribuojmë seriozisht si një forcë e majtë dhe socialiste në një Qeveri të përbashkët me të djathtën për të futur elementë të mbrojtjes shoqërore, për të futur elementë të nxitjes së investimeve, të nxitjes së kreditimeve në mënyrë që ajo pjesë e shoqërisë shqiptare që është e prekur nga kriza të ketë mundësi të ketë dorën e shtetit për të kaluar këtë situatë" përfundoi Prifti.

k.k/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE