Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Rama: Rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit i papranueshëm
English

PS, Rama: Rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit i papranueshëm

Tiranë, 29 korrik NOA - Një ditë pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ka dalë në një konferencë për shtyp kreu i kësaj partie i cili ka bërë të ditur qëndrimin e socialistëve për zgjedhjet e 28 qershorit.

"Duke filluar nga dita e djeshme ku Asambleja e Partisë Socialiste miratoi një qëndrim zyrtar të PS-së në raport me procesin zgjedhor qëndrim i cili do të përpunohet dhe do të marrë formë të prerë nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS për të përcaktuar transparencën në të cilën do të ecë opozita jonë me hapjen e sezonit të ri politik" deklaroi Rama.

"Ne kemi përgatitur një raport të Partisë Socialiste të cilin do t'ia vëmë në dispozicion të gjithë partnerëve ndërkombëtare por do ta bëjmë publik edhe për opinionin tonë.

Deformimi i procesit ka filluar qysh me presionin e jashtëzakonshëm të pushtetit para fushatës elektorale dhe gjatë fushatës elektorale, një presion i shfaqur në forma nga më të ndryshmet deri në eksesin kriminal të nxjerrjes nga burgjet e një numri të konsiderueshëm të dënuarish kundrejt të të gjitha kritereve për të dhënë leje. Individë që kanë kontribuar në fushatë pro qeverisë" deklaroi më tej kryesocialisti Rama.

"Ka pasur një mungesë deformuese gjatë procesit të numërimit.

Nga ana tjetër është i panumërt lumi i dëshmive të qytetarëve në të gjithë Shqipërinë përsa i përket trysnisë së ushtruar nga pushteti në të gjitha nivelet për të shprehur vullnetin e lirë.

Sot vazhdon të ketë pasojë të drejtë përdrejta për qytetarët e këtij vendi" tha Rama.

Ndërkohë përsa i përket qëndrimit që do të mbajë Partia Socialiste për rezultatin e zgjedhjeve Rama theksoi se ky rezultat është i papranueshëm jo vetëm për socialistët por edhe për shqiptarët.

"Padyshim zgjedhjet e 28 janë një mundësi e humbur për Shqipërinë për imazhin e asaj për aftësinë dhe pjekurinë e vendit tonë në përmbushjen e një detyrimi që përbënte një provim para familjes euroatlantike.

Ka vetëm një përgjegjës Sali Berisha dhe qeveria e tij që deformuar qëllimisht procesin zgjedhor nga ku doli një rezultat i deformuar ndaj ky rezultat është i papranueshëm për Partinë Socialiste.

Nga papranueshmëria e rezultatit, buron edhe legjitimiteti tërësisht i cunguar i çdo produkti institucional dhe politik që prodhon ky rezultat.

Ne jemi distancuar qysh dje hapur nga çdo rrugë për t'i imponuar miratimin pa kushte që nuk shpreh vullnetin e lirë të shqiptarëve dhe i gjithë procesi politik do të jetë një proces i kushtëzuar prej nesh.

Ne do të bëjmë çmos për të bërë deri në fund transparencën e plotë të procesit zgjedhor .

Kutitë e mbyllura përfundimisht nga pikëpamja e përmbajtjes së tyre në raport me rezultatin juridik ne nuk i quajmë të mbyllura" tha më tej kreu i socialiste.

k.k/NOA

KOMENTE